Loading...

Zbardhet lista e 17 gjyqtarëve në garë për Strasburg

Kryeministria ka bere publike listen e 17 gjyqtareve qe kane aplikuar ne garen per te qene gjyqtari i ri i Shqipërisë në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

Në një njoftim të publikuar kryeministria ka zbardhur emrat e 17 antarëve që kanë aplikuar për të konkuruar.

Njoftimi i Kryeministrise

Në kuadër të procesit për zgjedhjen e gjyqtarit të ri të Shqipërisë në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, Këshilli i Evropës i ka kërkuar qeverisë shqiptare të paraqesë listën me propozime për tri kandidaturat më të përshtatshme për këtë pozicion.

Më poshtë paraqitet lista e aplikantëve për kandidat për pozicionin e mësipërm, sipas renditjes alfabetike:

Altina Xhoxhaj
Arben Braçe
Asllan Karaj
Darian Pavli
Darjel Sina
Elira Kokon
Genci Bilali
Jonela Kita
Marjana Semin
Oriona Muçollari
Përparim Kalo
Rezarta Tahiraj
Sinan Tafaj
Sokol Berberi
Sokol Hasani
Sonila Bejtja
Suzana Frashëri

Siç është komunikuar edhe në njoftimin për aplikim,

Duke marrë në konsideratë rëndësinë e integritetit profesional e moral, si dhe pastërtinë e figurës së gjyqtarëve dhe prokurorëve në sistemin e drejtësisë shqiptare, por edhe të përfaqësuesve shqiptarë në trupat ndërkombëtare gjyqësore, në përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi, aplikantët për kandidat për pozicionin e gjyqtarit të ri të Shqipërisë në GJEDNJ do t’i nënshtrohen procesit të rivlerësimit kalimtar (Vetting-ut), si më poshtë:

Aplikantët për pozicionin e gjyqtarit në GJEDNJ, që mbajnë funksionet e parashikuara nga pikat 3 e 4 (fjalia e parë), të nenit 179/b, të Kushtetutës, rivlerësohen ex officio,nga institucionet e rivlerësimit;
Aplikantët për pozicionin e gjyqtarit në GJEDNJ, që vijnë nga radhët e ish-gjyqtarëve, ish-prokurorëve, ish-këshilltarëve ligjorë të Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë, të cilët kanë punuar në këto pozicione të paktën tre vjet, do t’i nënshtrohen parimeve të pikës 3, të këtij njoftimi. Por, nëse dëshirojnë, mund të rivlerësohen nga institucionet e rivlerësimit, në përputhje me pikën 4 (fjalia e dytë), të nenit 179/b, të Kushtetutës;
Aplikantët e tjerë, profesionistë të së drejtës, që nuk përfshihen në kategoritë e përmendura në pikat 1 e 2, do t’u nënshtrohen parimeve që qëndrojnë në themel të procesit të rivlerësimit (Vetting-ut), të cilat lidhen me çështje të vlerësimit të pasurisë, kontrollit të figurës dhe të vlerësimit profesional, në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse.
Pas përfundimit të këtij procesi si dhe vlerësimit të dosjeve të aplikimit, aplikantët do të njoftohen për kryerjen e intervistës.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com