Loading...

Xhenxhefil dhe hithra kundër plogështisë

Çaji i hithrës ose lëngu i saj është një element i rëndësishëm i një ushqyerjeje që nuk e streson trupin.
Hithra është fantastike dhe i jep trupit shëndet. Xhenxhefili nga ana tjetër është i jashtëzakonshëm për tretjen dhe qarkullimin e gjakut. Nëse i kombinon së bashku, atëherë përfitimi do të jetë i dyfishtë.

Hithra është një bimë e plotfuqishme në aspektin e ushqyesve që ofron.

Lëngu i saj përmban shumë kalcium dhe magnez që ndihmojnë në qetësimin e nervave. Ndonëse lëngu i hithrës nuk përdoret në mënyrë të mirëfilltë për qetësim, ai të vë në një gjumë të qetë.

Hithra është burim hekuri, gjë që e bën të jetë e domosdoshme për njerëzit që kanë tendencën të jenë anemikë, ose për ata që kanë nevojë për më shumë hekur në ushqimet e tyre.

Lëngu i hithrës përmban beta karoten, klorofil, kalium, fosfor, zink, krom, vitaminat B dhe minerale të tjera, siç janë seleniumi, silikoni dhe mangani.
Receta e gjallërimit të organizmit:
1 copë xhenxhefil 2-3 cm
85 gramë hithra të thata
1 litër ujë
Mjaltë puro artizanal

Priteni xhenxhefilin hollë. Vendoseni në ujë dhe zijeni ngadalë për 10-15 minuta. Hiqeni nga zjarri dhe hidhni në enë hithrat e thata. Përzijini me një lugë të pastër.

Mbulojeni enën me kapak. Lerëni lëngun të qëndrojë për 30 minuta ose për 12 orë nëse preferoni një shije më të thellë.

Kullojeni lëngun dhe hidheni në një enë qelqi. Lëngu do të ketë marrë një ngjyrë jeshile mjaft të këndshme.

Kur ta kulloni, përdorni një lugë dhe shtypini gjethet në mënyrë që të nxirrni prej tyre sa më shumë lëng që të jetë e mundur.

Më pas, do të keni mundësi të përfitoni vlerat maksimale që do të rigjallërojnë sistemin tretës.

Lëngun mund ta pini gjatë ditës, ose mund ta ruani në frigorifer për të nesërmen. Nëse dëshironi mund të shtoni mjaltë.
Vlerat e hithrës dhe xhenxhefilit
Qytetërime të ndryshme i kanë përdorur hithrën dhe xhenxhefilin prej shumë kohësh, për shkak të vlerave të tyre kundër inflamacionit.

Hithra është përdorur për të trajtuar simptomat e zmadhimit të prostatës, ndërsa rrënja e tyre është plot vlera për shëndetin e meshkujve në moshë.

Përbërësit botanikë të rrënjës ndihmojnë ndërlidhjen e hormonit të gjallërisë me testosteronin tek meshkujt.

Edhe xhenxhefili është një produkt mjaft premtues në mbrojtjen e shëndetit të prostatës tek meshkujt në moshë.

Barishtja e hithrës është mikeshë e mirë e shëndetit të njeriut.

Pirja e rregullt e çajit të hithrës ushqen veshkat, ul lodhjen dhe këputjen, jep gjallëri, stabilizon sheqernat në gjak, pakëson alergjitë, u jep shëndet kockave dhe gjymtyrëve, u jep shkëlqim flokëve, lëkurës dhe thonjëve.

Për më tepër, çaji i hithrës përmirëson sistemin imunitar, zhbllokon sinuset, ul dhimbjet kronike të kokës dhe e ndihmon trupin të përballet me sukses ndaj stresit mjedisor që vjen nga ndotja dhe ushqyerja e keqe.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com