Loading...

Wow tmerr, po këndonte në një ceremoni familjare, vritet e reja shtatzënë

Zbulohet vdekja e frikshme e një këngëtareje e cila është qëlluar në një ceremoni familjare mbrëmjen e së martës, në Pakistan. Mbi te gjitha ajo ishte edhe 8 muajshe shtatzënë.

Sipas “BBC”, rrethanat e vrasjes së 28-vjeçares Samira Sindhu janë ende të paqarta.

Dyshohet se ka qene nje burrë qe e ka qëlluar pasi këngëtarja nuk ishte ngritur në këmbë e po kendonte.

Bashkëshorti i këngëtares, Ashiq Sammoo, i tha policisë se një burrë i kishte drejtuar armën bashkëshortes së tij duke e kërcënuar të ngrihej në këmbë teksa këndonte. Pasi e reja i kishte thënë se ishte shtatzënë dhe nuk mund të ngrihej, burri e kishte qëlluar.

Tariq Jatoi, i arrestuar nga policia, tha për gazetarët jashtë sallës së gjyqit se e gjithë ngjarja kishte qenë aksidentale.

Muzikantë të shumtë u mblodhën në një protestë të mërkurën duke kërkuar drejtësi për këngëtaren shtatzënë që u vra të martën.

Në një video që ka qarkulluar në rrjetet sociale shfaqen tre burra që i afrohen këngëtares dhe i hedhin para. Ajo ngrihet në këmbë dhe vazhdon të këndojë. Në momentin që burrat largohen, dëgjohen tri të shtëna dhe këngëtarja bie përdhe.

Protestuesit të mërkurën kërkuan arrestimin edhe të dy personave të tjerë prezentë, përveç të dyshuarit kryesor

https://youtu.be/tpofJpisNOw

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com