Vladimir Kurti dhe Rrushdi Hode kanë dalë para Gjykatës së Tiranës për ngjarjen e ndodhur në Kamëz ku mbeti i vrarë Agim Buci dhe u plagos bashkëshortja e tij gjatë tentativës së grabitjes së dyqanit të tyre.
.Prova kryesore e akuzës deri më tani ka qenë dëshmia e shtetasit Ruzhdi Hode, i cili ka pranuar krimin duke shpjeguar se pas vrasjes së tregtarit nga Vladimir Kurti, pistoleta e mbështjellë me një rrobë është hedhur poshtë urës së Zgafnorit në lumin e Tërkuzit në përiferi të Tiranës.
Nga ana tjetër, Vladimir Kurti, nuk ka dhënë detaje për krimin, por ka shprehur pendesë për vrasjen e Agim Bucit dhe plagosjen e të shoqes brenda marketit. Ndaj tyre rëndojnë dy akuza, “vjedhje me pasojë vdekjen” dhe “armëmbajtje pa leje”.