Nuk e kaperdijne dot ate qe ka ndodhur familjaret e Agim Bucit, tregtarit qe mbeti i vrare para dy ditësh në Kamëz.
I vëllai i tij, Rifat Buci është shprehur se hajdutët tentuar të vrisnin edhe gruan e viktimës. Sipas tij, dy grabitësit i kanë drejtuar pushkën për ta vrarë por mbeti e plagosur.
Rifat Buci: “Policia rëndësi ka që i ka kapur në kohë rekord, që natën e parë më tha shefi i komisariatit i ka pasur brenda. E ka fajin pushka se ai ia ka drejtuar edhe gruas që e ka plagosur. Siç i ra vëllait në zemër, do ti binte edhe asaj. Mirëpo e ka fajin pushka. Dhe përdorim një fjalë ne kur të fal pushka të falet gjaku. Por të vijë tjetri të ç’njerëzojë familje. Po ti shkoj atij djali ta ç’njerëzoj, si i vjen atij? A njeh familje? Më mirë më kërkon 10 mijë lekë dhe ti jap unë.”
Ndërsa e motra e tij, Lume Dika ka kërkuar që të vendoset drejtësi ose do të hakmerren vetë ndaj vrasjes së 52-vjeçarit.
Lume Dika: “Të bëhet drejtësia ose do ketë vetëgjyqësi. Ma vranë vëllainm në derë të shtëpisë, ishte punëtor, nuk i prishte punë askujt.”
Agim Buci u vra gjatë një tentative të dy grabitësve për ti vjedhur dyqanin në zonën e Kamëz dy ditë më parë. Policia ka arrestuar dy persona si të dyshuar për vrasjen.
Autorët e dyshuar janë Vladimir Kurti 28 vjeç, Ruzhdi Hode 25 vjeç, të dy banues në Tiranë./oranews/