Loading...

Vra bashkëjetuesen me çekiç, zbulohen detaje nga ngjarja e kobshme në Shkodër

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Shkodrën. Në mesnatë burri ka vrarë gruan. Bashkim Teli, 69 vjeç ka qëlluar me një mjet të fortë shtetasen Suzana Shemuni 58 vjeçe. Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit pranë ish pallatit të Kinezëve tek rruga Dervishbeg në katin e katërt të një pallati, raporton ShkodraNews.

Autori dhe viktima kishin 6 muaj që bashkëjetonin me njëri tjetrin ndërsa më përpara nuk kanë patur ndonjë lidhje. Rreth orës 00:00 çifti kanë bërë një debat me njëri-tjetrin. Në debat e sipër Bashkimi ka marrë një mjet të fortë, çekiç të madh dhe ka goditur bashkëjetuesen. 69 vjeçari ka bërë një masakër tek personi me të cilin bashkëjetonte prej 6 muajsh. Ai e ka goditur në kokë viktimën duke i shëmbur pjesën më të madhe. Suzana Shemini ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Pavarësisht zhurmës që kanë dëgjuar fqinjët ata nuk e kanë njoftuar policinë. Efektivët pak pas ngjarjes kanë arritur të informohen përmes burimeve të tyre. Menjëherë kanë shkuar në vendngjarje duke konstatuar masakrën e bërë tek 58 vjeçarja ndërsa kanë parë se ajo ishte ndarë nga jeta brenda banesës. Autori Bashkim Teli pas krimit të rëndë ka dalë nga shtëpia. Ai ka bërë një ecje normale afër banesës duke mos tentuar që të fshihet. Forcat e policisë e kanë ndaluar vetëm pak metra larg vendit të ngjarjes duke e dërguar në komisariat.

Bashkim Teli ka qenë i martuar më përpara por atij bashkëshortja i është ndarë nga jeta ndërsa kanë dy vajza sëbashku. Edhe viktima Suzana Shemuni ka katër fëmijë ndërsa edhe asaj bashkëshorti i është ndarë nga jeta. Bashkimi dhe Suzana provuan një bashkëjetesë, dashuri e cila mes tyre u kthye në një tragjedi./ShkodraNews

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com