Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Vijojnë takimet sensibilizuese kundër kultivimit të bimëve narkotike.
Takimi i rradhës u zhvillua në fshatin Kotë, me pjesëmarrës nxënësit e shkollës së mesme, mësuesit, dhe prindërit.
Në zbatim të Planit të masave për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, në kuadër të bashkëpunimit kundër këtij fenomeni ndërmjet DVP Vlorë dhe DAR Vlorë si dhe në vijim të takimeve sensibilizuese kundër kultivimit të bimëve narkotike, ditën e sotme në fshatin Kotë, u zhvillua takimi i rradhës sensibilizues dhe ndërgjegjësues me nxënësit e shkollës së mesme “ Ali Asllani”.
Në takim ishin të pranishëm, Drejtori Vendor i Policisë Vlorë, Prefekti i Qarkut Vlorë, Drejtore e Arsimit Vlorë, mësues nga shkolla të ndryshme të qytetit të Vlorës.
Gjatë takimit u theksua se parandalimi i kultivimit të bimëve narkotike, është një ndër prioritetet kryesore të punës së Policisë së Shtetit dhe u kërkua bashkëpunimi i ngushtë ndërmjet aktorëve dhe faktorëve për parandalimin e këtij fenomeni deri në eleminimin e tij.
Drejtori i Policisë Vlorë, Gentjan Shehaj, në fjalën e tij kërkoi nga nxënësit të qëndrojnë larg veprimtarisë së narkotikëve apo veprimtarive të tjera të paligjshme për të mos u bërë pjesë apo palë me krimin por ta luftojnë atë bashkarisht.
Gjithashtu në kuadër të kësaj fushate sensibilizuese vijuan aktivitetet sportive.
Takime të ngjashme do vijojnë edhe në ditët në vijim, nga Struktuarat e DVP Vlorë.