Kinemasë Verore në Vlorë. Këtë sezon veror qytetarë të Vlorës, pushues, vizitorë dhe shumë turistë që do të jenë në Vlorë do të shijojnë filma, koncerte, aktivitete të shumta në kinemanë verore, e hapur për të gjithë. Pas viteve 90 ,Vlorës i ka munguar një kinema. Pikërisht një e tillë po i shtohet Vlorës për herë të parë.
Një kinema verore do t’i shtohet Vlorës për herë të parë. Ajo do të shërbejë dhe si kënd i ri sportiv gjatë dimrit. Sipas Lelit, gjatë sezonit të verës për të gjithë qytetarët apo turistët do të bëhet shikimi i filmave. Kjo do të funksionojë në orët e mbrëmjes, përgjatë ditës por edhe gjatë dimrit, mund të luhen lojra sportive në fushën nën të.
Ky projekt sipas tij, do të jetë gati brenda një kohe shumë të shkurtër. Sipas Lelit, kjo është hera e parë që vendoset një kombinim i tillë, kinema dhe fushë sporti. Kinemaja është vendosur në hyrje të Lungomares.
Së shpejti inagurimi i saj.