Në vijim të punës për kapjen e ndalimin e shtetasve të cilët kryejnë vepra penale !
Specialistët e Seksionit të Policisë së Qarkullimit Rrugor, kanë arrestuar shtetasin :
A. Braçaj, 44 vjeç, banues në Vlorë.
Ky shtetas është konstatuar nga shërbimet e policisë rrugore në aksin rrugor Dhërmi-LLogora, duke drejtuar mjetin tip ”Ford”, i pa pajisur me leje drejtimi përkatëse.
Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprime të mëtejshme procedurale.