Qyteti edhe në foto historike të ruajtur nga dëshmitarë të kësaj periudhe tregojnë fytyrën e qytetit, pak të njohur, të errtë të historisë. Urbanistika e katër lagjeve të hershme tregon përfund katër kodrave (Qafës së Koçiut, Mesovunit, Budakut dhe Kuzbabasë) shtrirje e banesave qytetare dhe ka një arsye që shqyrton këtë shtrirje të qytetit detarë. Deti ka qenë sundimtar i mjaftë ha tokë.
Një gravurë e hershme paraqet kalanë e Skelës në Vlorë, kur deti atëherë kishte nën sundimin e tij, sipërfaqe të tëra toke. Dallgët e detit arrinin deri pranë, ndërkaq anijet nëpërmjet një kanali lundronin për të shkuar drejt ngrehinës, me një formë piramide. Nga kalaja e Vlorës, sot nuk ruhet asnjë gjurmë mbi tokë, pasi më 1905, gurët e saj u përdorën për të shtruar rrugën Vlorë-Skelë. Urbanistika e një qytetet detar sigurisht që do të pranonte si zgjidhje shtrirje të qytetit larg kërcënimit të detit kështu konstrukti i qytetit do të gjente vend dhe bazë për të qëndruar larg dihatje dhe zemërimit të detit.
Ndërkaq, ata që kanë jetuar pranë detit ia njohin huqet atij. Ligësia e vetëtimave shpaloste egërsinë e moteve të luftës.Urbanistika e qytetit, përbëhej nga banesa qytetare,të vendosura si në një gropë, në pllajën përfund kodrave të Qafës së Koçiut, Mesovunit, Budakut dhe Kuzbabasë nga njëra anë dhe detit, nga ana tjetër.
Duke qenë nën nivelin e detit dhe pa sisteme kanalizimesh dhe derdhje shtytëse ujerash, që me rënien e shirave të parë, qyteti përmbytej dhe gjithë pjesa jugore e perëndimore e tij kthehej në një liqen të madh e të pafund të lidhur me kënetën e Nartës dhe me detin… përmbytjet e qytetit nuk janë ndaluar ndonëse një rrjet inxhinierik kanalesh ka përshkruar qytetin.
2.
Këto pamje i kemi parë nëpër foto të kohës, por ende nuk dimë mirë kontributin e tyre në dobi të qytetarëve në vitet ‘40. Të ngulitura në kujtesë shquajnë një pjesë reale një fotografim të shpejtë nga pamja e qytetit të hirtë. Autori më tej si në një film pa zë, shfaqe banesat e tjera qytetare Shtëpitë e tjera ishin me dy dhe e shumta me tre kate, te ndërtuara me mur guri te gjere, lidhur me balte e traversa druri dhe te mbuluara me tjegulla vendi. Rrugët ishin te ngushta dhe me kalldrëm.
Rruga Vlorë – Skelë ishte gjithashtu me gur dhe çakëll e kufizuar me kanale të hapura, ndërsa paralel me te kalonte një hekurudhe e ngushte, qe përshkohej nga 2-3 vagonë të tërhequr me kuaj. Për distanca të gjata përdoreshin karroca me kuaj dhe shumë pak autovetura e autobusë… Një album i arkitektit P. Stefa për Vlorën e vjetër kanë ato imazhe, që ne kemi imagjinuar për banesat karakteristike qytetare të kohës. Për banesat qytetare vlonjate, studiuesi i fotografisë Qerim Vrioni aty nga viti 2007, në një nga sarajet e vjetra të Vlorajve, hapi një ekspozitë.
Shumë prej atyre banesave janë sot monument kulture. Këto banesa ende i rezistojnë kohës. Ndonëse në shumë prej tyre karakatinë, fishkëllen era. Vargmali Shashicës, që përsëritet vazhdimisht çuditshëm. Qafa që çdo stinë, ripërtërijnë mbulesën gjelbëroje. Erëra jugore, që çdo stine përcjellin mërzinë. Mjegullat e dendura “sinoptika”e motit, çdo kohë varen përmbi pikëllimin e detit. Pamjet mëngjesore, me mbrëmje të freskëta. Një këndvështrim për qytetin është si një dritare.
Pas qelqeve ndjehet, aroma e detit. Në listën e trashëgimisë Grand hotel “Korça”nuk figuron dhe as si godinë nuk gjendet më në këtë qytet. Ku ishte grand hoteli, cili e ndërtoi, sa shtretër dispononte ai? Autori L. K. Çipi thotë se hoteli u ndërtua në lagjen Muradie, afër xhamisë së madhe dhe bashkisë në fillimin e rrugës kryesore të qytetit, që nga lindja të çonte drejt Qafës së Koçiut, hotel “Korça” u hap në vitin 1914 kishte 25 shtretër, tre kate, sallë dhe restorant, ishte pronë e I. Çipit ku emrin e mori për shkakun e përpjekjeje patriotike të korçarëve në mbrojtje të Republikës së Korçës, kundër aneksimit.
Në këtë hotel u strehuan patriotë e luftëtarë, burra shteti si Fan Noli dhe kishin selitë e tyre shumë shoqëri patriotike, si: “Djalëria e Vlorës”, “Bashkimi”, “Opinga”, “Mësuesit e Labërisë”, “Labëria” etj. Luan Çipi sjell në kujtesë një histori që zgjati 33 vjet, por që u shua me shtetëzimin e tij në vitin ‘47 dhe iu hoq emri i miratuar nga Bashkia Vlorë në vitin 1914.
3.
Gjurmët e kalase së Vlorës, sot ekzistojnë nën një bodrum të llangosur me ujë, nën një ngrehinë shumëkatëshe në zonën e Skelës, përpara stadiumit të qytetit, që ka emrin e skuadrës. Zbulimi i tyre në vitet ‘70 tregojë rëndësinë, që paraqesin muret e hershem të ndërtimit osman në brigje të Adriatikut. Pallati i sportit dhe më tej ndërtimet në vitet e demokracisë me shumëkatëshe i fshinë nga faqja e dheut muret e kalasë së Skelës.
Abuzimi që është bërë duke ndërtuar përmbi një monument kulture duhet treguar. Ish-ministri i kulturës Bujar Leskaj nuk firmosi për një shumëkatësh. Dhe sot muret e kalasë së vjetër janë të mbyllura në një bodrum uji. Të pavizitueshme dhe të pashpjegueshme përse janë kandisur në këtë gjendje.
Një gravurë e kohës paraqet kalanë e Skelës në Vlorë, kur deti atëherë kishte nën sundimin e tij sipërfaqe të tëra toke. Dallgët e detit arrinin deri pranë ndërkaq anijet nëpërmjet këtij kanali lundronin qartësisht për të shkuar drejt ngrehinës, që ka një formë piramide me disa tregues të hollësishëm. Një gravurë tjetër e paraqitur nga specialisti Gjerak Karaiskaj tregon një pamje të kalasë, muri i saj i jashtëm kullat dhe pemët e shumta që koordinohen njëra me tjetrën. Kalaja më e rëndësishme bregdetare, që ndërtuan turqit në territorin e vendit tonë, është ajo e Vlorës.
Kjo ndodhej në bregdet, pranë skelës së sotme të qytetit, rreth 150 m nga buza e detit shkruan Karaiskaj. Ndërtimi i kalasë në këtë largësi kishte për qëllim të zgjaste distancën e mundshme të qëndrimit të anijeve armike dhe për pasojë të pakësonte efektshmërinë e zjarrit të artilerisë së tyre. Nga kalaja e Vlorës sot nuk ruhet asnjë gjurmë mbi tokë, pasi më 1905, gurët e saj u përdorën për të shtruar rrugën Vlorë-Skelë.
Por nga përshkrimet e E. Çelebiut dhe nga një studim krahasues dhe interpretues i të dhënave të grumbulluara, i bërë kohët e fundit, mund të përfytyrohet deri diku me saktësi pamja e saj. Kalaja ka pasur në plan formën e një tetëkëndëshi të rregullt, me gjatësi brinjësh 90 m dhe një sipërfaqe prej 3, 50 ha. Muret rrethoheshin nga një hendek i mbushur me ujë, gjerësia e të cilit nuk dihet me saktësi, por ka mundësi të ketë qenë 30-40 m. Ky hendek, që rrethonte kalanë nga ana e tokës, lidhej me detin nëpërmjet dy mëngëve, që veçonin para saj një sipërfaqe toke në formë trapezi.
Nga një sondazh që u bë kohët e fundit, me rastin e ndërtimit të Pallatit të Sportit të qytetit të Vlorës, rezultoi që muri i kalasë kishte një trashësi prej 5, 60 m, ishte ndërtuar me gurë gëlqero-rë të vendosur në rreshta të rregullt, një pjesë e të cilëve ishin të punuar. Këta të fundit, të përdorur më tepër për veshjen e faqeve të kullave, kishin forma drejtkëndëshe me përmasa rreth 0, 30×0, 20 m. Lartësia e mureve, sipas E. Çelebiut, ka qenë 15 m dhe ishin të kurorëzuar në pjesën e sipërme me bedena.
Në qoshet e tetëkëndëshit kishte nga një kullë poligonale të mbuluar me çati prizmatike. Midis dy kullave dilnin nga kurtinat dy kulla të cekëta drejtkëndëshe, me lartësi të barabartë me muret, që krijoheshin nga një zgjerim i murit rrethues në këto pjesë dhe që shërbenin për të kontrolluar më mirë kurtinat midis dy kullave poligonale.
Shkallët, që shërbenin për t´u ngjitur në shtegun e rojeve, ishin vendosur pranë kullave të këndeve, të drejtuara në të kundërt të tyre për t´i dhënë përparësi ngjitjes mbi mure. Kalaja kishte dy porta të vendosura përballë njëra-tjetrës në veri dhe jug.
Që të dyja përshkonin nga një kullë katërkëndëshe dykatëshe, të mbuluar me çati me katër kullime. Kullat-portë dilnin plotësisht nga kurtinat dhe ishin më të larta se këto të fundit, ashtu si dhe kullat poligonale të qosheve. Një hyrje e vogël, që përshkonte trashësinë e murit, ndodhej nga ana e detit. Portat e dy hyrjeve kryesore, sipas dëshmisë së Çelebiut, ishin të tipit urë dhe komandoheshin nga katet e dyta të kullave nëpërmjet të një sistemi makarashë dhe zinxhirësh.
Sigurisht që këto porta nuk mbulonin kanalin me ujë që rrethonte kalanë, i cili ishte mjaft i gjerë dhe larg tyre, por me sa duket kapërcenin ndonjë hendek të thatë që ishte hapur për të krijuar një mbrojtje të dytë të portave. Ndërsa urat e palëvizshme, që lidhnin dy brigjet e kanalit, megjithëse ndodhen pranë hyrjes, janë të spostuara kundrejt aksit të tyre. Ndryshe ato do të ishin jo vetëm mjet që lehtësonte komunikimin e garnizonit të kalasë, por edhe rrezik në rast rrethimesh. Në pjesën e brendshme të kalasë, pranë murit që shikonte nga deti, ndodhej kryekulla.
Kjo ishte një kullë cilindrike masive, që mbizotëronte mbi të gjitha ndërtimet e tjera me lartësinë e saj të madhe. Kulla ishte 7-katëshe dhe mbulohej me një kupolë të veshur me plumb mbi një tambur të ulët poligonal.
Përveç frëngjive të shumta për topa, që kishte vetë kulla, këta të fundit vendoseshin edhe mbi platformën që krijohej rreth tamburit deri tek muret e jashtme. Brenda kullës gjendeshin komanda e kalasë, magazinat, etj. E vendosur pranë detit ajo shërbente njëkohësisht për vrojtim dhe për të penguar afrimin e anijeve armike.
Muret e kësaj kullë kanë qenë ndërtuar me gurë te punuar me kujdes. Kryekulla e kalasë së Vlorës, nga përmasat, funksioni dhe mënyra e ndërtimit është e ngjashme me Kullën e Bardhë në Selanik, kullën e Rumeli-Hisarit, kullën qendrore në «Kastel de Mare» në Modon, etj. Mungesa e tregut dhe e haneve tregon për karakterin ushtarak të këtij fortifikimi, ku në shek. XVII ndodhej një garnizon prej 400 ushtarësh.
Kalaja e Vlorës u ndërtua me urdhër të sulltan Sulejmanit, që erdhi në Vlorë me 1531, për ta pasur atë si bazë ushtarake dhe kantier ndërtimi anijesh luftarake për zbarkimin në Pulje të Italisë. Janë interesante përshtypjet që u ka bërë kjo kala disa studiuesve të shekullit të kaluar, që patën mundësi ta shohin atë akoma në këmbë.
Dijetari J. G. Hahn thotë se «kjo kala e tradhton arkitektin turk», ndërsa një vizitor tjetër e quan atë «Kala veneciane». Ka mundësi që në ndërtimin e kësaj kalaje të kenë marrë pjesë dhe arkitektë venecianë. Për kryekullën vizitori më i hershëm i saj, E. Çelebiu, thotë se e ndërtoi arkitekt Sinani, autori i Kullës së Bardhë të Selanikut. Gjatë kësaj periudhe u bënë rindërtime edhe në kalanë e Kaninës, e cila duhej të mbante të nënshtruar zonën kryengritëse përreth.
Deri në shek. XVII. mbi një nga portat e kësaj kalaje, sipas dëshmisë së Çelebiut, lexohej mbishkrimi «Sulltan Sulejmani e meremetoi… » Kalaja e Vlorës ishte një nga ndërtimet ushtarake më të arritura të Perandorisë Turke, saqë Çelebiu shkruan se «ata që s´kanë parë fortesat e Sekedinit, Benderit dhe Vlorës, nuk kanë dijeni mbi mjeshtrin e osmanëve», përfundon Gjerak Karaiskaj, studimin rreth kësaj kalaje.
Kodra e Triportit ndodhet pranë Zvërnecit, ku janë zbuluar gjurmë të periudhës qytetare, të cilat janë në vazhdim të shekullit II. Në skajin verior të Gjirit të Vlorës, në Triport gjendet një varg i ulët kodrinor, që vazhdon prej veriut në jug dhe shtrihet deri në buzën e detit. Në veri të tij gjendet liqeni i Nartës, në perëndim dhe në jug deti, ndërsa në lindje gjendet një truall rreth 1 km i gjatë dhe 0. 5 km i gjerë, thotë Apollon Baçe.
Qyteti i fortifikuar dhe skela përmenden prej Çelebiut, ku sipas tij “në perëndim të fshatit Zvërnec, në një shkëmb në buzë të detit gjendet kështjella e Jengjeçit, prej së cilës ruhen vetëm rrënojat e mureve dhe një liman shumë i madh. Me gurët e tyre, Sulltan Sulejmani ndërtoi fortesën e Vlorës. Fakti që muret e kalasë së Vlorës janë ndërtuar me blloqe të thyera të periudhës antike, na shtyu të vëzhgojmë më me kujdes zonën e mësipërme.
Gjurmët që u gjetën nga sondazhet treguan se linja e mureve ndiqte kodrën në 2/3 e lartësisë së saj, duke rrethuar një sipërfaqe prej 3 ha. Blloqet e murit, identike me ato që qenë përdorur në kalanë e Vlorës, janë dëmtuar në mënyrë sistematike edhe më vonë, duke shërbyer si gurore për ndërtimet që kryheshin përreth.
Megjithëkëtë, poshtë pasqyrës së ujit dhe në pjesët e saj të fillimit ruhen ende gjurmë, të cilat së bashku me disa sondazhe dhe një skicë të K. Paçit, na japin mundësinë që të rindërtojmë në vija të përgjithshme planimetrinë e saj.
Nga Gëzim Llojdia/njekomb