Lende lisi mund të gjeni përrreth pemëve të lisit në mbarë Mesdheun dhe gjithandej në Shqipëri.
Kur dëgjon për herë të parë fjalën lende lisi nuk të vjen ndërmend asnjë produkt ushqimor, por e vërteta është krejt e kundërta.
Lendja e vockël e lisit, ngjan si një vezë e futur në mbajtësen e vet, shkëputet nga pema dhe bie përtokë.
Lendet janë përdorur për ushqim që në lashtësi nga shumë qytetërime, kryesisht në të njëjtën mënyrë si drithërat në ditët e sotme.
Lendet kanë në përmbajtjen e tyre sasi të mëdha të taninës gjë që u jep atyre një shije të hidhur.
Pavarësisht kësaj ju mund të përdorni një sërë taktikash për të larguar hidhësinë e lendes si për shembull t’i fusni ato në ujë deri sa të mos lëshojnë më ngjyrën kafe.
Vërini të ziejnë në ujë njëlloj siç bëni me gështenjat e ziera. Ndërroni ujin 4-5 herë deri sa uji të mos jetë më i ngjyrosur dhe më pas veproni njëlloj si me gështenjat e ziera.
Lendja së fundmi është përdorur edhe si zëvëndësim për kafenë.
Por atë e gjejmë edhe në produktet e miellit, buka, ëmbëlsira apo ushqime të tjera ku përdoret mielli me drithëra të plota.
Sot njerëzimi përballet me një sërë alternativash mes drithrave të pasur me vlera ushqimore. Lendet përdoren kryesisht falë nivelit të lartë të yndyrnave, proteinave, karbohidrateve, mineraleve dhe vitaminave.
Shëndeti i lëkurës
Ka një sërë mënyrash se si lendet mund të mbrojnë lëkurën tuaj.
Sapo të zhysni apo të zieni lendet në ujë, tanina që ato kanë lëshuar mund të aplikohet në lëkurë për të shëruar të djegurat apo kruarjet.
Për këtë qëllim mund të përdorni ujin e zierjes së parë.
Për të përshpejtuar shërimin e çarjeve dhe plagëve, apo për të zvogëluar inflamacionin dhe djegiet.
Aplikimi i këtij uji të pasur me vlera mund të trajtojë dhimbjet gjithashtu.
Tretja
Si çdo arror tjetër, lendet kanë një sasi domethënëse fibrash që i bën ato ideale për të përmirësuar shëndetin e sistemit tretës.
Fibra ndihmon në rregullimin e lëvizjeve të zorrëve dhe ndalon konstipacionin dhe diarenë.
Lendja është ideale për njerëzit që vuajnë nga lëvizjet e çrregullta të zorrëve, fryrjet, shtrëngimet dhe probleme të tjera gastrointestinale.
Parandalon diabetin
Një nga përfitimet më të rëndësishme të lendeve vjen nga aftësia e tyre për të rregulluar nivelet e sheqerit në gjak.
Si rrjedhojë ato parandalojnë shpërthimet e rrezikshme të glukozës që çojnë në diabet apo rrezikojnë ata që tashmë vuajnë nga kjo sëmundje.
Përmbajtja e fibrës dhe karbohidratet komplekse që gjenden tek këto arrorë i transformon ato në “armë” të mirëfillta kundër sëmundjes.
Shëndeti i zemrës
Shumë prej arrorëve janë të pasur me yndyrna dhe pjesa më e madhe e tyre i bën mirë njeriut.
Megjithatë njerëzit që duan të zvogëlojnë sasinë e yndyrnave që marrin, duhet të konsiderojnë lenden si një alternativë të mirë.
Ajo ka mesatarisht pesë herë më shumë yndyrna të pangopura se ato të ngopurat. Kjo përmirëson ekuilibrin e përgjithshëm të kolesterolit dhe parandalon obesitetin, aterosklerozën.
Nivelet e energjisë
Lendet e lisit kanë një nivel të lartë karbohidratesh që ofrojnë nivele të larta energjie.
Mielli dhe vetë kokrrat janë alternativa të shkëlqyera të sheqernave që na japin energji afatshkurtër, sepse energjia që merr prej lendeve zgjat disa herë më shumë
Shëndeti i kockave
Lendet kanë një kokteil mineralesh si fosfori, kaliumi dhe kalciumi që ndihmojnë në forcimin e shëndetit të kockave dhe parandalojnë osteoporozën.
Kalciumi është një prej mineraleve më të rëndësishëm për kockat dhe gjendet me tepricë tek lendet.
Ndihmon metabolizmin
Një nga rolet kryesore të familjes së vitaminës B qëndron tek përmirësimi i metabolizmit në organizëm.
Këta toptha të vegjël janë të mbushur me vitamina B, përfshirë niacin, thiaminë, riboflavin, dhe vitaminën B12.
Lendet plotësojnë nevojat e metabolizmit dhe rregullojnë një sërë proçese enzimash që garantojnë një shëndet të mirë.
Shërojnë dhe rregullojnë
Proteinat janë thelbësore për një jetë të shëndetshme dhe lendet janë të pasura me proteina.
Ato ndihmojnë në rigjenerimin e indeve dhe qelizave.
Riparojnë zonat e dëmtuara duke përshpejtuar proçesin e shërimit pas një sëmundje ose lëndimi.
Paralajmërim: Konsumimi i tepruar i këtyre arrorëve mund të shkaktojë të vjella dhe zemëron stomakun për shkak të përmbajtjes së lartë të taninës.
Ndaj sigurohuni që lendet të jenë pastruar nga shija e tyre e hidhur.
Por nga ana tjetër, zierja e fortë do të ulë vlerat shëndetësore. Gjithçka me masën e duhur.