Loading...

Vettingu, “fati” i Adriatik Llallës në dorë të Ina Ramës, ja trupa e KPA

Kolegji i Posaçëm i Apelimit i është përgjigjur interesit të Report Tv lidhur me trupën gjykuese që do shqyrtojë vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, i cili ndërpreu Vettingun për ish-kryeprokuroin e Adriatik Llalla. Sipas KPA, kryesues i seancës do jetë gjyqtari Sokol Çomo, relator Luan Daçi  dhe me relatorë Ina Rama, Albana Shtylla dhe Ardian Hajdari.

“Lidhur me pyetjen tuaj të parë, trupa gjykuese e caktuar me short për shqyrtimin e ankimit të Komisionerit Publik në lidhje me subjektin Adriatik Llalla, është si më poshtë vijon: Kryesues: Sokol Çomo, Relator : Luan Daci, Anëtarë: Ina Rama, Albana Shtylla, Ardian Hajdari”,thuhet në përgjigjen e KPA.

Komisioni i Posaçëm i Apelimit sqaron ndërkohë se “subjekti Adriatik Llalla do të njoftohet lidhur me nisjen e shqyrtimit të çështjes ndaj tij, kur të caktohet data e seancës”. Ndërkohë ende nuk është caktuar data e seancës për shqyrtimin e ankimit të Komisionerit Publik mbi procesin e rivlerësimit të subjektit Adriatik Llalla.

Ndërkohë, përballjen me drejtësinë Llalla duket se nuk do ta ketë të lehtë. Kjo pasi Prokuroria e Durrësit ka regjistruar procedim penal për disa akuza si “fshehje pasurie” si dhe “mosdeklarim të shumave të parave në pikat e kalimit kufitar”. Objekt i hetimit do jetë pikërisht nëse Llalla është larguar me para me vete përmes aeroportit të Rinasit për në Gjermani, ku mësohet se po strehohet.

Përgjigjja e KPA për gazetarin e Report Tv, Arsen Rusta

Përshëndetje z.Rusta!

Lidhur me pyetjen tuaj të parë, trupa gjykuese e caktuar me short për shqyrtimin e ankimit të Komisionerit Publik në lidhje me subjektin Adriatik Llalla, është si më poshtë vijon:

Kryesues: Sokol Çomo

Relator : Luan Daci

Anëtarë: Ina Rama, Albana Shtylla, Ardian Hajdari

  1. Lidhur me pyetjen tuaj të dytë: Subjekti Adriatik Llalla do të njoftohet lidhur me nisjen e shqyrtimit të çështjes ndaj tij, kur të caktohet data e seancës.

  2. Ende nuk është caktuar data e seancës për shqyrtimin e ankimit të Komisionerit Publik mbi procesin e rivlerësimit të subjektit Adriatik Llalla.

  3. Deri në këtë moment, Kolegji i Posaçëm i Apelimit nuk ka marrë ankime të tjera nga Komisioneri Publik mbi vendimmarrje të KPK-së.

Duke ju falënderuar për bashkëpunimin

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com