Loading...

Ushqimet me vitaminë B3 – Pse ju duhen për shëndetin

Njerëzit që kujdesen për nivelin e kolesterolit dhe të sheqerit në gjak, duhet të tregojnë kujdes për marrjen e vitaminës B3.

Kjo vitaminë ose siç njihet ndryshe niacina, është thelbësore për transformimin e proteinës, karbohidrateve dhe yndyrnave në energji për organizmin.

Ajo është një ndër vitaminat më të rëndësishme të kompleksit të vitaminave B dhe luan një sërë funksionesh të shpjeguara më poshtë .
Sëmundjet e Zemrës
Nivelet e duhura të niacinës në organizëm, ndihmojnë në uljen e triglicerideve në gjak.

Ato rrisin nivelet e lipoproteinës dhe zbrapsin rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Kjo vitaminë parandalon bllokimin e enëve të gjakut.
Diabeti
Niacina parandalon shfaqjen e diabetit të tipit 2, që në shumë raste vjen si pasojë e një reagimi të sistemit imunitar.

Është pikërisht trupi ai që sulmon qelizat që formojnë insulinën dhe nuk i lejon ato të kryejnë këtë funksion.

Niacina rrit imunitetin dhe përmirëson prodhimin e insulinës.
Lëvizja e Gjymtyrëve
Niacina u vjen në ndihmë njerëzve që vuajnë nga artritii dhe osteoartriti.

Nëse konsumoni të paktën 200 miligramë niacinë në ditë, do të mund të lëvizni më lehtë dhe pa dhimbje.
Migrena
Nivelet e mjaftueshme të niacinës në organizëm parandalojnë migrenën.

Parandalimi ndodh sepse niacina stabilizon ciklet e enëve cerebrale të gjakut.
Simptomat e Mungesës Së Niacinës
Sipas të dhënave , njerëzit që ushqehen me bukë të bardhë, oriz apo ushqime të tjera të përpunuara kanë më shumë mungesa të kësaj vitamine.

Njerëzit me imunitet të dobët kanë pamjaftueshmëri të niacinës dhe përballen me këto simptoma:

Lodhje

Probleme me tretjen

Mungesë oreksi

Diare

Depresion

Sklerozë
Suplementët e Vitaminës B3
Kjo vitaminë tretet në ujë. Suplementët e saj duhen marrë me rekomandimin e mjekut.

Nëse merrni më shumë se 75 miligramë në ditë mund të përballeni me zgjerim të tepërt të enëve të gjakut.

Dozat e larta shkaktojnë dëmtim të mëlçisë, diabet, gastrit dhe nivel të lartë aciditeti në organizëm.

Burrat kanë nevojë për 16 miligramë niacinë në ditë ndërsa grave u nevojiten 14 miligramë në ditë.

Qumështi i gjirit përmban 7 miligramë niacinë,  një sasi e mjaftueshme për foshnjat.
Ushqimet Më Të Pasura Me Vitaminën B3
Sigurohuni që të merrni sasi të mjaftueshme të niacinës duke përzgjedhur ushqime të pasura me këtë vitaminë.

Disa prej tyre janë të listuara më poshtë .

Peshku ton, mishi i pulës, gjelit, viçit (mëlçia), bizelet, farat e lulediellit, kërpudhat, avokado, kikirikët, brokoli, shpargu, kafeja, fasulet, drithërat, specat.

Nga të gjitha këto ushqime, peshku ton ka sasinë më të madhe të niacinës.

Në një racion prej 100 gramësh gjenden 22.1 mg të niacinës ose 110% të nevojës ditore të kësaj vitamine.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com