Loading...

Ulërima dhe zhurmë…më pas ndodh tmerri. Shqiptari gjendet pranë gruas: Nuk e di çfarë më gjeti…

Krim brenda një familje shqiptare sot në Genova të Italisë.

Raportohet se një zënkë mes çiftit të bashkëshortëve, të cilët jetonin në një apartament në rrugën Donghi, në San Fruttuoso, çoi në plagosjen me thikë të gruas 40-vjeçare.

Autor është bashkëshorti i saj 50-vjeçar, i identifikuar nga mediat fqinje si Arben Kosova.

Mbi ngjarjen e rëndë alarmi u dha nga fqinjët, të cilët pak para orës 08:00 të mëngjesit dëgjuan ulërima dhe zhurmë që vinte nga përplasja mes tyre në apartament.

E kur karabinierët mbërritën në shtëpinë e çiftit Kosova, ata e gjetën gruan të mbuluar nga gjaku dhe të shtrirë përtokë, ndërsa bashkëshorti i qëndronte në krah.

Ai e pranoi menjëherë autorësinë e ngjarjes. “Nuk e di çfarë më gjeti, humba trurin”, mësohet t’u ketë thënë 50-vjeçari me profesion murator karabinierëve.

Gruaja, emri i të cilës nuk bëhet i ditur, u dërgua me urgjencë në spital. Ajo ka marrë plagë në kraharor dhe gjendja e saj shëndetësore paraqitet e rëndë, megjithatë ajo nuk është në rrezik për jetën.

Autoritetet policore arrestuan bashkëshortin, i cili duhet të përballet me akuzën e tentativës së vrasjes.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com