Loading...

UEFA ia lë një shqiptari në dorë fatin e futbollit grek. Ja kush është …

Ndonëse vetë futbolli jonë nuk po kalon ditë të mira për shkak të dënimit të Skenderbeut, një shqiptar i vjen në ndihmë futbollit grek.

Situata që po kalon kampionati i Greqisë pas futjes së presidentit të PAOK-ut me pistoletë në fushën e lojës, pasi arbitri i anuloi një gol skuadrës së tij, nuk është aspak pozitive, por shpëtimi vjen nga Eduard Dervishaj.

Shqiptari që punon në FIFA i ka dhënë një dorë futbollit të shtetit fqinj, duke u treguar rrugën sesi ta largojnë dhunën dhe të marrin masat për mbarëvajtjen dhe funksionimin normal të garës. Ngjarja që ndodhi në Selanik në ndeshjen PAOK-AEK ka tronditur botën e futbollit dhe sigurisht që FIFA i ka dhënë një rëndësi të veçantë.

MBLEDHJA- Futbolli grek është përballur me rrezikun e përjashtimit pa afat nga gjithë veprimtaritë ndërkombëtare; dhe jo vetëm klubet, por edhe ekipet kombëtare. “Propozojmë pezullimin e menjëhershëm të statusit të anëtarit të FIFA-s për federatën greke të futbollit”, ka qenë propozimi që mbikëqyrësi i federatës greke nga ana e FIFA-s, austriaku Herbert Hubel, i ka dërguar qeverisë së futbollit botëror me seli në Zyrih. Në një mbledhje dramatike zhvilluar të enjten në selinë e EPOs (federatës greke të futbollit), ka asistuar edhe i dërguari i komisionit mbikëqyrës të FIFA-s, shqiptari Eduard Dervishaj.

Dervishaj, i cili ka qenë diametralisht kundër përjashtimit të futbollit grek. Duke e marrë fjalën në mbledhjen e të enjtes, ai ka deklaruar (sipas njoftimit të publikuar nga EPO): “Prioriteti kryesor është të përfundojë kampionati. Ekziston rreziku për imazhin e futbollit grek dhe europian. Dua të punojmë së bashku, të jemi të ashpër dhe të dërgojmë mesazhin se po marrim masa kundër dhunës. Nevojiten veprime. Mbështesim dhe kemi besim të plotë te presidenti i EPO-s dhe punën e tij. Kërkojmë që njëlloj ta mbështesë dhe të veprojë bashkë me të, i gjithë Komiteti Ekzekutiv i federatës.

Kërkojmë mbështetjen edhe nga futbolli i profesionit. Duhet që Superliga të përfundojë normalisht dhe të shohim menjëherë akte dhe vendime nga organet gjyqësore. Të shohim se po bëhet luftë kundër dhunës”, shkruhet në lajmin e publikuar nga “tribunaneës”. Në këtë mënyrë, një shqiptar i ka ardhur në ndihmë Greqisë duke i dhënë në dorë që gjërat të nisin të funksionojnë ashtu siç duhet dhe t’i rikthehen normalitetit.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com