Saimir Tahiri prej gjashtë muajsh që me nisjen e hetimeve ndaj tij është përjashtuar nga lista e PS-së dhe është regjistruar në Kuvend si deputet i pavarur.
Por rikthimi i tij sot në Kuvend ka mallëngjyer deputetët dhe ministrat socialistë të cilët kanë vrapuar që ta takojnë atë, mbase dhe duke e ngushëlluar dhe inkurajuar për periudhën e vështirë që ai po kalon.
Më e përmalluara nga të gjitha duket se është ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro dhe ajo e Arsimit, Lindita Nikolla.
Por nuk ka munguar edhe një përqafim mes dy ish-ministrave të Edi Ramës, Saimir Tahiri dhe Mimi Kodhelit, të dy të akuzuar nga opozita për lidhje me trafikun e drogës.