Janë zbardhur detaje të reja nga vrasja e shqiptarit në Kolumbi.
Ngjarja e rëndë u bë publike mbrëmë për mediat në Shqipëri ndërsa vrasja ka ndodhur në Bogota.
I vrarë ka mbetur shtetas Adriatik Llagji, dhe është vetëm një nga shqiptarët e ekzekutuar në këtë vend.
Ndërkohë bëhet me dije se vrasja e Adriatik Lagjit ka ndodhur në 4 prill por lajmi u bë i ditur vetëm ditën e djeshme, 13 Prill.
Ai ka qenë i martuar me një kolumbiane dhe është prind i një djali. Në Bogota, Adriatik Lagji njihej me emrin Andrea.
Adriatik Lagji nga Saranda, është ekzekutuar ne kryeqytetin e Kolumbisë, Bogota, ndërsa mësohet se është qëlluar me disa plumba në kokë. /albeu.com/