Katër persona raportohet të kenë humbur jetën nga të shtënat me armë në një Universitet në qytetin Eskisehir.
Sipas medias turke “Hurriyer”, viktimat janë zv/Dekani i Universitetit, sekretari dhe dy pedagogë.
Autori i sulmit është një asisten kërkimor, i cili qëlloi për vdekje katër punonjësit e Universitetit. Motivi i sulmit është ende i panjohur.