Donald Trump ka kërkuar rishikimin e tarifave të reja kundër Kinës, në vlerë prej 100 miliardë dollarësh, shkruan Daily Mail.
Bota në prag të një lufte të re Trump nxehet keq me Kinën ja si hakmerret .Ky vendim vjen pas tarifave prej 50 miliardë dollarësh që Trump i ka propozuar tashmë kundër qindra importeve kineze.
Donald Trump duket se është nxehur pasi Kina, në shenjë hakmarrjeje, ka kërcënuar me tarifa mbi 106 prodhime të SHBA-së. Analistët thonë se lufta tregtare midis SHBA-së dhe Kinës nuk do të ishte e mirë për ekonominë globale.
Donald Trump deklaroi përmes një postimi në Twitter ditë më parë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk ishin në një “luftë” tregtare me Kinën, disa orë pasi Pekini njoftoi rritjen e tarifave me një vlerë prej 50 miliardë dollarësh të produkteve amerikane.
“Ne nuk jemi në një ‘luftë’ tregtare me Kinën, ajo mbetet një luftë e humbur shumë vite më parë nga drejtuesit e paaftë, të cilët përfaqësonin Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, deklaroi Trump.
Pas njoftimit të Pekinit, Uashingtoni publikoi një liste të importeve kineze me vlerën e 50 miliardë dollarëve që mendohet të jenë subjekt i tarifave ndëshkuese, shkruan ata.
“Tani kemi një deficit tregtar prej 500 miliardë dollarësh në vit, dhe një tjetër të Vjedhjes së Pronës Intelektuale prej 300 miliardë dollarësh. Ne nuk mund ta lejojmë këtë të vazhdojë!”, tha Trump në Twitter.