Trishtimi ka hyrë si lagështi në shpirtrat e brishtë të njerëzimit ,
Buzëqeshja si rreze dielli kërkon ta nxjerr nëpermjet teshtimës.
Qerpikët lagen nga vesa që kërkon rrugë të dalë prej shpirtit
Sytë dy pellgje dëshperimi që ndryshojnë ngjyrën bashkë me qiellin .
Sy që kërkojnë të buzëqeshin përtej kapërditjes së lotit
Oh botë e gënjeshtërt që i thure ndjenjat në rrjeta resh
pastaj i shperben hapsirave.
Kush ishte ai qe krijoi lumturine ne fantazine time
kush ishte ajo forcë që më ndertoi këtë iluzion ?!
Qiellit tim fluturonin vetem pulebardha
te cilat une i shoqeroja me sy ,
i prekja me dore ,
dhe ngjyren e bardhe
e shihja te ulej mbi molin e shpirtit tim .
Tani ka vetem re te shperbera qe nuk e di
a kane qene ndonjehere me te vertet ne qiell ?!
Tani ka vetem nje kujtim imazhi lumturie
qe nuk e preku askush!
As ti miku im qe me thua cdo dite ”te dua”!
as ti nuk e ke prekur kurre lumturine
se une e di, se nese do ta kishe prekur
nuk do ta kishe leshuar me kurre
e nuk do ta kerkoje perseri tek une!
Mos e kerko me miku im, ajo eshte veç iluzion
Njeriu kerkon ate qe nuk e sheh ,
ate qe nuk e ka,
ate qe nuk di a ekziston ne te vertete.
…………………………………………………………..
a@z .