Loading...

Tragjike / Ja shkaku i vdekjes se 3 – vjecarit ne kopesht

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mesditë në Durrës, ku një fëmijë 3-vjeçar ka ndërruar jetë. Raportohet se fëmija ka qenë duke u ushqyer në një kopsht privat, kur nuk është ndjerë mirë, pasi i ka ngelur ushqimi në fyt.

3-vjeçari është transportuar me urgjencë në poliklinikën e specialiteteve në Durrës dhe prej aty është çuar në Urgjencën e Pediatrisë, por fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetojë.

Vogëlushi ka ndërruar jetë në spital, ndërsa nuk dihen ende arsyet e ngjarjes së rëndë, por pritet ekspertiza për të hedhur dritë mbi të vërtetën. Fëmija ishte banor i lagjes nr. 4 të qytetit bregdetar. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e vdekjes së 3-vjeçarit.

Njoftimi i policisë:

Më datë 05.04.2018, rreth orës 13:15, në lagjen Nr.4 Durrës, nga një kopsht privat është dërguar në Spitalin Rajonal Durrës në gjendje të rëndë ku ka ndërruar jetë fëmija më iniciale D.Z. 3 vjeç, banues në Durrës.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com