Personi që u gjet i pajetë në makinë në rrugën Gjakovë-Goden është identifikuar si shtetasi Art Kurti, aktori i një seriali të njohur shqiptar.
“Me datë 24.04.2018 në ora 07:50 stacioni policor Gjakovë është njoftuar se në rrugën Gjakovë-Goden në vendin e quajtur Qafa e Zabelit gjendet një veturë me një person që dyshohej të jetë i vdekur”, thuhet në njoftimin për media të Policisë së Gjakovës.
Tribuna Channel mëson se bëhet fjalë për Art Kurtin, kryetar i të rinjve në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, i njohur edhe si “gjakovari” në serialin “O sa mirë”. I ndjeri në të kaluarën po ashtu ka qenë edhe ish-kameraman i “Tribuna Media Grup”.
“Patrullat policore me të gjitha njësitë menjëherë kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë kuptuar se personi që ishte në automjet ishte pa shenja jete”.“Policia në bashkëpunim me prokurorinë Themelore në Gjakovë po hetojnë rastin”, thuhet në njoftimin e policisë së Kosovës./klankosova