Loading...

Tragjedia e Velipojës ku vdiqën 3 fëmijë dhe i ati, halla merr vendiminin e papritur

Aksidenti në aksin Shkodër-Velipojë i ndodhur muaj më parë fatkeqësisht është regjistruar në mesin e tragjedive më të mëdha që kanë përgjakur rrugët shqiptare.

Në atë aksident fatal automobilistik humbën jetën 4 pjesëtarë të familjes Preka, Edmond Preka dhe 3 fëmijët e tij të mitur. Më i vogli vetëm 9-muajsh, shkruan ShkodraNews.

E mbijetuara e vetme në aksident është Evis Preka, nëna e fëmijëve dhe gruaja e Edmondit.

Ndërkohë familjarët nuk gjejnë ngushëllim për humbjen e madhe. Është halla e fëmijëve, Gonxhja e cila nuk lë moment pa i kujtuar e bërë homazhe familjarët e saj të ndjerë, edhe përmes rrjeteve sociale.

Së fundmi ajo ka rrënqethur kur ka ndarë me miqtë në Facebook se emrat e familjarëve të ndjerë i ka bërë tatuazh në lëkurën e saj.

“Ju jeni ne Shpirtin tem ne cdo rrahje zemre , ne cdo qelize te kti trupi , ne cdo frymemarrje jete … tashme dhe ne lekuren time
💔💔💔💔”, shkruan Gonxhe Preka në rrjete sociale. ShkodraNews

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com