Tragjedia në Münster të Gjermanisë, ku humbën jetën katër persopna mes tyre edhe autori i krimit, duket se nuk ka sfond terrorist.
Gazeta gjermane,”Süddeutsche Zeitung“ shkruan se autor i krimit është një 48-vjeçar gjerman me probleme psiqike. “Bild” shkruan se autori i dyshuar, që përdori automjetin për t’u vërsulur mbi turmën e njerzëve nuk ka qenë person i njohur për policinë.
Ai vrau veten me pistoletë menjëherë pas sulmit. Policia gjermane po kontrollon apartamentin e tij për të zbuluar, nëse personi ka mbajtur lëndë shpërthyese. Pasditen e së shtunës, një furgon përplasi turmën e njerëzve në qytetin e Münsterit.
Tre persona humbën jetën, ndërkohë që autori vrau veten. 20 persona janë plagosur, gjashtë prej tyre rëndë, bëri të ditur policia gjermane.