Loading...

Tragjedi për familjen shqiptare:5 ditë pasi shkoi në SHBA, makina godet për vdekje 12 vjeçarin

Një familje shqiptare është përballur me tragjedi, vetëm pesë ditë pasi ka shkuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kjo për shkak se fëmija 12 vjeç, Elios Xhemollari, është përplasur për vdekje nga një kamion, teksa po ecte me biçikletë.

Ngjarja tragjike raportohet të ketë ndodhur në Nju Xhersi, ndërsa përmes portalit  www.gofundme.com/5gi25z4, ka nisur një nismë për mbledhjen e fondeve që do të përdoren për organizimin e ceremonisë së funeralit për 12-vjeçarin.

“Ky djalë i vogël erdhi nga Shqipëria, pesë ditë më parë me familjen e tij për të filluar një jetë të re në SHBA. Ndërsa familja e tij po përshtatej dhe po përpiqej të fillonte jetën e tyre, këtu, një ngjarje tragjike, ia fiku dritën e jetës, në moshën 12 vjeçare”.

Djali,  i cili u godit për vdekje nga një kamion të martën po ecte me biçikletë. 12-vjeçari, Elios Xhemollari, u identifikua nga kushëriri i tij.

“Ndërsa familja e tij po rregullonte dhe po përpiqej të fillonte jetën e tyre, ndodhi një tragjedi.  Ai u godit nga një kamion ndërsa lëvizte me biçikletën e tij në rrugën Lanza Ave në kantonin Garfield,” tha faqja GoFundMe, duke shprehur një hidhërim të madh edhe të qindra komentuesve në faqen e saj.

Ndërsa, policia lokale përmes një deklarate bëri të ditur se Elios Xhemollari, ishte në procesin e regjistrimit në distriktin shkollor të qytetit, ndërsa, të martën, ai u godit në kryqëzimin e rrugëve Lanza dhe Pleasant në orën 13:17.

Kamioni drejtohej nga një 43-vjeçar nga Neë Jersey-it, i cili po shkonte në lindje në duke kalur në rrugën Lanza Avenue dhe po bënte një kthesë të drejtë në Pleasant Avenue.

Djali, duke lëvizur me biçikletë, po shkonte drejt lindjes në rrugën Lanza Avenue, kur u godit nga kamioni, tha Kovach.

Elios u shpall i vdekur në vendin e ngjarjes dhe u transportua në Zyrën e Ekzaminuesit të Mjekësisë së Bergenit në Paramus.

Shoferi  bashkëpunoi me hetimin dhe refuzoi kujdesin mjekësor personal. Hetimi po vazhdon, megjithse asnjë akuzë nuk është ngritur kundër shoferit deri tani.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com