Loading...

Torturoi partneren vetëm 16 vjeçe, plasin armët mes krushqve brenda në banesë

Një 16-vjecare dyshohet se është dhunuar nga bashkëjetuesi i saj 30-vjecar, dhunë që më pas ka cuar në përplasjen me arme nga familjarët e personave në fjalë.

Mesohet se E. Ndoj, 16 vjeç është ankuar te familjarët e saj se bashkëjetuesi Ari Hoxha e dhunonte sistematikisht.

E kjo ka bërë që nëna e të miturës bashkë me një të afërmin e tyre të shkojnë në banesën ku jetonte çifti, në fshatin Gurrë të Klosit.

Nena e vajzës, L.N. dhe i afërmi i tyre Besnik Osmani, pasi kanë mbërritur në banesën e çiftit, kanë kërkuar që të marrin në shtëpi 16-vjeçaren për t’i dhënë fund kështu bashkëjetesës së tyre.

Ama një gjë e tillë është kundërshtuar nga 30-vjeçari Ari Hoxha, duke bërë rezistencë. Kjo ka bërë që 41-vjeçari Osmani, nga Laçi, të qëllojë me armë zjarri brenda në banesë.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com