Loading...

Tjetër manovër e Ilir Metës, gjyqtarët bëhen gati për vendimi ekstrem: dorëheqje masive para vettingut, ditën e vizitës së dinjitarit të lartë rus në Tiranë

Një lajm i bujshëm po qarkullon këto orë në mjediset e gjyqësorit në vend.

Të hënën pritet një dorëzim dorëheqjesh kolektive nga ana e gjyqtarëve në Shqipëri, të cilët nuk pranojnë të hyjnë në procesin e vettingut.

Siç mësohet, të shtunën do të mblidhet Shoqata e Gjyqtarëve, ku do të merret vendimi ekstrem dhe do tu bëhet thirrje gjyqtarëve që të largohen kolektivisht nga sistemi, si protestë ndaj vettingut.

Gjyqtarët pritet të cilësojnë si proces të parregullt dhe denigrues të rivlerësimit  që po bëhet nga komisionet e vettingut por edhe Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit.

Sipas gjasave, nëse merret vendimi ekstrem, atëherë do të duhet të mblidhet menjëherë Këshilli i Lartë i Drejtësisë, nën drejtimin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta.

Nëse ndodh dorëheqja kolektive atëherë gjyqësori do të paralizohej totalisht.

Kjo duket se bëhet me një qëllim të caktuar politik, sidomos tani që është bllokuar edhe situata në Gjykatën e Lartë dhe atë Kushtetuese.

Synimi duket është i qartë: të mundohet ta kthejë betejën e vettingut jo si një luftë ndaj korrupsionit, por si një betejë politike mes dy palëve.

Nga ana tjetër mosfutja kolektive në vetting, bën që të mos bëhet ajo që kërkojnë qytetarët dhe që është e detyrueshme me Kushtetutë: skanimi i pasurisë një më një i të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve në vend.

Po tentohet që të bllokohet totalisht gjyqësori, duke e kthyer vettingun si një instrument të pavlefshëm, pasi nuk do të ketë lëndë për të kryer rivlerësimin e situatës.

Me një manovër politike, Ilir Meta, i cili drejton KLD-në, një organ kushtetueshmërisht i vdekur, ta përdorë si një tribunë e luftës politike kundër Reformës në Drejtësi, duke përdorur një institucion të pavarur.,

Këshilli i Lartë i Drejtësisë, po vepron në inerci deri në ngritjen e Këshillit të Lartë të Gjyqësorit, i cili pritet të ngrihet menjëherë pas vettingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve të rangut të lartë.

Ata që e votuan reformën në drejtësi me pahir dhe që nuk mundën ta ndalonin, po synojnë ta bllokojnë dhe ta delegjitimojnë.

Edhe si kohë kanë gjetur një moment të çuditshëm, vizitën në Tiranë të kreut të Kishës Ortodokse Ruse, Kirili, që është në fakt dinjitari më i rëndësishëm i Moskës që viziton një vend anëtar të NATO-s kohët e fundit.

Dhe kjo manovër po tentohet pikërisht në kulmin akuzave që vijnë nga SHBA për LSI-në si një instrument i politiës ruse në Tiranë./Pamfleti.com

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com