Kryetari i Grupit Parlammentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar në lidhje me thirrjen e opozitës për të shkuar drejt mosbindjes civile.
Në një deklaratë për mediat nga Kryesia e Kuvendit, Balla tha se Lulzim Basha është në fund të karrierës së tij politike, ndërsa prokuroria duhet të rinisë hetimet duke hapur dosjen e Rrugës së Kombit për Berishën dhe Bashën.
Ndërsa përsa i përket LSI, Balla deklaroi se në 2016 ishte pro tarifës dhe firmëtare. Deklarata e plotë e Taulant Ballës.
“Është e paligjshme që një politikan bën thirrje që të mos paguhen taksat, kur mbi bazën e tyre funksionon buxheti, shkollat, spitalet, etj. Megjithatë në papërgjegjshmërinë e vet të Lulëzimit, halli i madh e ka zënë, disa fatalitete që e presin lidershipin e PD, cështja e financimit rus.
Hetimi po ecën dhe Basha nuk duhet të vonojë për të dhënë dëshmi. Në 17 prill presim një lajm të mirë për integrimin dhe sjellja e opozitës ka të bëjë me pritshmëritë, që komisioni do të rekomandojë hapjen e negociatave pa asnjë kusht, por nuk është një lajm i mirë për treshen Berisha-Basha-Kryemadhi.
Procesi i reformës në drejtësi po ecën përpara dhe shqetësimi i treshes nuk ishte taksa e Rrugës së Kombit, por kundërvenia ndaj procesit të Reformës në Drejtësi dhe Vettingut, referimet për rastin e parë dhe të tjerët që do të shkojnë në fund. Rasti i dhunës kundër pronës publike apo private duhet të dënohet nga të gjithë.
Një parti që vërshon të përdorë këtë rast për skenarë të mburojës që PD ka për hallet e veta nuk i bën mirë Shqipërisë.
I bëj thirrje PD, dhe pozicionimit momental të LSI, që në 2016 ishin pro tarifës së kalimit në atë rrugë, madje firmëtarët, tani na janë pozicionuar në krahun tjetër.
E pa imagjinueshme që dy parti shkojnë në dyert e komisariateve për të dalë në krah të disa elementëve, 1/3 rezultojnë me të shkuar kriminale, nga trafik droge, te vjedhjet dhe dhuna.
Dy parti që marrin përsipër të bëjnë avokatinë e tyre. Sjellja për mosbindjen civile?
Pasi banorët e Kukësit të kuptojnë që për ata ka trajtim të veçnatë përmes një abonoje, kjo është përpjekje për t’u përdorur për qëllime politike.
Pas dy javësh është momenti më i rëndësishëm i 10 viteve. Basha është në fund të karrierës politike dhe po mundohet të bëjë dëm Shqipërisë.
Historia e rrugës Durrës-Kukës duhet hetuar dhe rihetuar. Rikthimi në vendin e krimit nga Basha dhe Berisha duhet të jetë për prokurorinë një element për t’u vendosur në hetim.