Loading...

Tërbaçiotët i shkruajnë Ramës: Kujdes me kuksianët se ata janë si ne

Njatjeta nipçe

U bë ca si shpesh që të shkruajmë, po janë ditë të ndezuar dhe duam të rrimë afër se mo na humbet toruan. Të pamë edhe një çikë të trembur të shtunën andaj thamë të shkruanim dy rreshta sa për të dhënë n ja dy këshilla.

Sefte nxirri ata kuksianët na burgu se nuk bënë ndonjë gjë të madhe. Kërrei a i vrarë se e fute në bela të zonë e punës. Se ti je në Tiranë, ndërsa atija i shkon hasmi tek dera. Çke a i vrarë që tjetri nuk ka akoma pula në kotec dhe ti i thua të bëjë ysht. Merr shëmbull nga Hysniu a të…. Nejse. Me partinë ishte edhe ai por e mbajti mirë me dukatasit që ishin me ballin, që edhe mishi të piqej edhe helli të mos digjej. Se kuksianet jane hallexhinj evlat, pa per opoziten mos e çaj bithen se nuk te gjen gje. Ata pertojne te kapercejne Lanen jo pastaj traun.

Së dyti, mo dil shumë në televizor, se të merrej fryma e dukeshe sikur sapo kishe zbritur nga pista. Ti mbase me gjithë mend e kishe ngaqë ishe i nxehur se gjak shqiptari ke edhe ti a të…nejse. Por dukeshe keq.

Së treti, mos merr taksa për nja një vit. Leri të rrëshkasë rruga e mos luaj asnjë gur nga vëndi, lere të bjerë bora dhe ti bien nga Puka, pastaj mbase të vijnë tek dera dhe të luten. Po nuk e bënë, leri edhe dy vjet. Se mos të zuri bora tyja e nuk ke të ngrohesh. Ata do plevitosen a të ….. Nejse.

Së katërti, fillo e vëri nga Lushnja si fillim taksat. Ata janë të urtë e nuk ndihen. Edhe po morrën flakë, nuk e mbajnë gjatë inatin. Pastaj gjirokastritëve, sepse me ata është sa për formë se nuk vijnë në Tiranë. Të parafundit ler Tiranën, se ata e quajnë shenjë modernizimi, dhe në fund kuksianëve. Por për kuksianët vëre postobllokun në Kamëz, që ata që vijnë për Tiranë, po mos të paguajnë ta shohin me sy e të plasin me zemër, ndërsa ata që duan të ikin ose ta paguajnë ose të flenë tek kushërinjtë derisa të gjejnë pesë euro. Që t’iu zësh gojën, vendose edhe për rrugën e Vlorës taksën. Neve nuk është se na plas shumë se punë me detin kemi. Aty e hanë dyfish kuksianët që kanë shtëpi këndej.

Nashi evlat, po e mbyllim se u ngroh koha. Siç të thamë me mënd në kokë e mos merr zjarr e pastaj përfundon e zihesh me Andi Bushatin, duke shkruar “Tu zu fryma s’tu zu fryma”, sikur t’i dogji Andi kioskat./dritare.net

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com