Një adoleshente skoceze ka humbur jetën pasi ra nga kati i shtatë i një apartamenti në Majorka.
Raportohet se ngjarja e rëndë ndodhi gjatë kohës që e reja po përpiqej të kalonte nga një ballkon në tjetrin.
Mësohet se 19-vjeçarja Natalie Cormack pa se nuk kishte marrë çelësat kur u kthye nga puna në një lokal në resortin Magaluf.
E ajo shkoi tek apartamenti i një shoqeje dhe u përpoq që të futej në shtëpi nëpërmjet ballkonit.
Fatkeqësisht e reja humbi ekuilibrin dhe ra poshtë. Edhe pse mori ndihmën e parë, ajo nuk mundi të mbijetonte, shkruan ShkodraNews.
Sakaq më herët gjatë këtij muaji, Cormack kishte shkruar në Facebook se po kalonte periudhën më të bukur të jetës. 19-vjeçarja ishte zhvendosur nga Skocia në Majorka për të punuar. Përshtati: ShkodraNews