TE FALA NGA TEATRI “PETRO MARKO”
Bashke me uljen e dritave te salles ne Teatrin “Petro Marko” ze e largohet qe aty edhe realiteti i qytetit, nje tjeter realitet fillon te shkelqeje ne skenen e tij.
Po luhet komedia “Senatori Fox” e Lunarit. Realiteti i ri, ai i skenes shume shpejt sundon mbi mendjen dhe ndjenjat e spektatoreve, aq sa keta te fundit here pas here hidhen nga roli spektator ne protagonist duke qeshur me gjithe zemer, apo me shume akoma, duke i dhene spontanisht pergjigje me ze te larte ndonje pyetje retorike qe behet ne skene!
“Teatri eshte jeta dhe jeta eshte teater”, thoshte dikur Shekspiri, kjo thenie shume kuptimplote e ketij gjeniu te teatrit u vertetua mbreme pikerishte ne skenen e Teatrit “Petro Marko”, ku regjizori Roland Minga, kishte prure me shume finese dhe zhdervjelltesi nje harmonizim perfekt te te gjithe elemnteve, qe nga karakteret e personazheve, pershtatjen e tyre me skenografine, kontrastet e dritave dhe kumbimin muzikor ne momentet ku perqendrimi emocional kapte majat.
Te them te drejten, komedine “Senatori Fox”, kam patur fatin ta lexoja shume kohe me pare dhe isha shume kureshtar se si do arrinin aktoret e qytetit tim te binin karaktere te tilla ku hipokrizia e moralit nderthuret aq bukur me sukseset ne hierarkine shoqerore saqe te duket se e shemtuara ne jeten njerezore, pikerisht atje ku “uleritet” me se shumti per moralin, ka zbritur prej perjetesise dhe eshte bere po aq e natyrshme si ajri, si uji, po aq e domosdoshme dhe e pashmangshme.
Pikerisht keto shtypje dhe presione qe njeriu ben mbi ndergjegjen e tij, pikerisht kete njeriun qe sebrendeshmi vuan aq shume edhe pse i duhet te tregohet i ftohte dhe i ftohte, i sollen me aq mjeshteri aktoret vlonjate ne skene! Shume faleminderit per kenaqesine qe na dhuruat!
p.s. … nje lutje kisha me dashamiresi: Te posteri mos mbivendosni emrin e bashkise mbi emrin e Teatrit! Teatri eshte institucioni shpirteror i qytetit, bashkia eshte institucioni ne sherbim te tij! Faleminderit serish! Arben Abazaj