”Boll me arrogancë, dhunë dhe koncesione”! Nën këtë moto përfaqësues të shoqërisë civile kanë nisur protestën tek Parku Rinia dhe më pas kanë vijuar marshimin drejt kryeministrisë. Protesta e sotme para Kryeministrisë është vijim i protestave që nisën në qytetin e Kukësit. Kjo protestë nuk është organizuar nga partitë, por nga përfaqësues të shoqatave të shoqërisë civile.
Opozita e bashkuar ka planifikuar që ditën e martë të zhvillojë tubime masive në të gjithë vendin duke bllokuar rrugët dhe qarkullimin e mjeteve.
Nga ana e saj qeveria ka premtuar se do të rishikojë tarifat e taksës së vendosur në Rrugën e Kombit, duke krijuar lehtësira për banorët e zonave të Kukësit, që janë përdorues më të shpeshtë të kësaj rruge.
Protesta para kryeministrisë ishte mbushur me parulla siç i shikon në foto.