Kancelarja gjermane Angela Merkel deklarohet në mbështetje të SHBA dhe aleatëve për sulmet në Siri.
“Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar dhe Franca kanë udhëhequr përgjegjësinë për sulmin si pjesë e rolit të tyre si anëtarë të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB”, tha Kancelarja gjermane.
“Ne mbështesim iniciativën e aleatëve tanë amerikanë, britanikë dhe francezë”, tha Angela Merkel.
Me këtë veprim, ajo në mënyrë efektive demonstron “dënimin ndërkombëtar kundër përdorimit të armëve kimike dhe paralajmëron qeverinë siriane kundër shkeljeve të mundshme në të ardhmen”.
“Gjermania do të mbështesë të gjitha hapat diplomatikë në këtë drejtim”.
Sulmet ajrore të SHBA-së, Francës dhe Britanisë së Madhe ndaj Sirisë u shoqëruan me një jehonë deklaratash të ndryshme. Ndërsa aleatët e Sirisë po protestojnë, NATO-ja, Turqia dhe Izraeli i përshëndetën sulmet.
Irani i kritikoi ashpër sulmet e SHBA-së, të Francës dhe të Britanisë së Madhe ndaj Sirisë. Ministria e Jashtme në Teheran i quajti ato shkelje të qartë të rregullave ndërkombëtare dhe të integritetit të Sirisë. Irani e dënon përdorimin e armëve kimike, thuhet në deklaratë, por kjo nuk duhet të merrej si justifikim për sulme ushtarake ndaj një shteti anëtar të OKB-së.
Edhe politikani rus Konstantin Kosatshov, ekspert për politikën e jashtme dhe kryetar i komisionit parlamentar rus për politikën e jashtme i tha agjencisë TASS se ky sulm përbën shkelje të jashtëzakonshme të së drejtës ndëkombëtare, sepse “është një sulm ndaj një shteti sovran, pa ndonjë shkak ligjor.”
Protesta në Damask pas sulmeve ushtarake ndaj Sirisë
Kryetari i komisionit parlamentar rus për mbrojtjen Aleksandër Sherin e krahasoi madje presidentin rus Donald Trump me diktatorin gjerman Adolf Hitler, duke thënë se nën drejtimin e SHBA-së fuqitë perëndrimore përdorën të njëjtën strategji si edhe Hitlerin me sulmin ndaj Bashkimit Sovjetik në vitin 1941.
NATO, Izraeli dhe Turqia në mbrojtje të sulmeve
Kurse NATO i mbështeti sulmet e përbashkëta të SHBA-së, Francës dhe Britanisë së Madhe ndaj Sirisë. “Përmes tyre zvogëlohet aftësia e regjimit për të vazhduar sulmin me armë kimike ndaj popullit sirian”, tha Sekretari i Përgjithshëm Jens Stoltenberg. Përdorimi i supozuar i armëve kimike nga qeveria e sundtarit sirian Bashar al-Assad në Duma një javë më parë bërë të nevojshme për një përgjigje “kolektive dhe efektive” nga ana e bashkësisë ndërkombëtare, deklaruan përfaqësuesit e NATO-s.
Edhe Izraeli dhe Turqia i përshëndetet sulmet përbashkëta të SHBA-së, Francës dhe Britanisë së Madhe ndaj Sirisë duke i konsideruar ato si përgjigje të duhur.
Pamje nga sulmet ndaj Damaskut më 14.04.2018
Qeveria franceze kërkoi sërish që të respektohet armëpushimi dhe që organizatave humanitare t’u lejohet të hyjnë në vend për t’i ardhur në ndihmë popullsisë civile.
Sipas pikëpamjes së opozitës siriane, sulmi i koordinuar i fuqive perëndimore është gjithashtu një mesazh për Rusinë dhe Iranin. Sulmet treguan se fuqitë perëndimore mund të jenë aktive jashtë Kombeve të Bashkuara, tha zëdhënësi i koalicionit kombëtar sirian, Ahmed Ramadan, përfaqësues i koalicionit të opozitës me bazë në Stamboll. Sulmet janë një përgjigje ndaj vetos së Moskës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Rusia dhe Irani janë aleatë të regjimit sirian në luftën civile./ Deutsche Welle