Megjithëse janë pronarë të tokave në Kakome, një pjesë e banorëve të Nivicës nuk mund ti shfrytëzojnë pronat e tyre, pasi shprehet se ato gjenden brenda rrethimit të vendosur nga kompania Riviera Kakome dhe se policia private e cila ruan këtë rrethim nuk i lejon.
Banorët e Nivicës kanë tentuar përsëri të shkojnë në pronat e tyre, por ndonëse janë të pajisur me certifikatat mbi pronësinë e tokave të tyre, ata nuk janë lejuar. Kryetari i fshatit Nivicë shprehet se ende vazhdojmë të besojmë në ligjet e shtetit dhe presim zbatimin e ligjit dhe vendimeve të gjykatave, pasi kompania Riviera Kakome megjithëse pretendon pronësinë në 29 hektarë, ata kanë rrethuar 110 mes tyre.
Banoret e Nivicës shprehen se një problem tjetër me të cilin përballen është se Hipoteka e Sarandës nuk po bën regjistrimin e pronës së tyre, pavarësisht se ata kanë gjithë dokumentacionin e duhur. Prej disa muajsh ata kanë aplikuar dhe kanë bërë pagesat e kërkuara në hipotekë dhe megjithëse afati për hipotekimin ka muaj që ka kaluar, ata shprehen çuditërisht hipoteka e Sarandës nuk u ka kthyer asnjë përgjigje.
Kjo ka bërë që banorët të dyshojnë se kjo është pjesë e lojës së kompanisë Riviera Kakome për të gllabëruar edhe pronat e mbetura në Kakome. Banoret e Nivicës kanë prej vitesh që përballen me problemin e tokave në Kakome dhe ende ky problem nuk është zgjidhur. Ata shprehen se këtë betejë do ta vazhdojnë pasi kjo është toka e tyre brez pas brezi./javanews