Loading...

Shumë pak njerëz e dinë, ja çfarë ndodh kur hamë rukola!

Rukola është një bimë e cila ka veti të shumta ushqyese, në sajë të pranisë së kripërave minerale, mes tyre, magnezi, kalciumi, potasi, hekuri si dhe përmban vitaminat A, B dhe C.

Mes vetive kryesore të saj është ajo pastruese dhe antioksidante, duke ndihmuar në parandalimin e tumoreve. Përmban shumë pak kalori dhe është shumë e mirë për qetësimin e nervave.

Konsumi i rukolës favorizon tretjen dhe mbron stomakun, duke shmangur krijimin e gazrave.

Rukola është antitumorale, pasi beta karoteni që përmban, ndihmon në parandalimin e disa lloje tumoresh, si ai i vezoreve, prostatës, stomakut dhe zorrës së trashë.

Ndihmon gjithashtu në eliminimin e toksinave dhe lëngjeve të tepërta në trup. Lufton edhe aneminë, në sajë të vitaminës B, shkruan noa.al.

Në sajë të sasisë së bollshme të vitaminës C, ndihmon në forcimin e kockave dhe sistemit imunitar. Rukola ndihmon gjithashtu edhe për qetësimin e nivelit mendor si dhe favorizon pushimin.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com