Loading...

Shqiptari qëllon bashkëshorten me kaçavidë dhe arratiset drejt Francës, por e pëson më keq (Foto)

Një 26 vjeçar që sulmoi barbarisht një grua në automjetin e tij në autostradën A2 është paditur për “vrasje të mbetur në tentativë”. Kosovari e plagosi gruan në fund të 2016, thonë nga Prokuroria e Solothurnit.

Burri e qëlloi disa herë me kaçavidë, duke e goditur edhe në qafë dhe pjesën e gjoksit, përcjell albinfo.ch. Këto lëndime mund të rezultonin vdekjeprurëse.

Duke e tërhequr viktimën në drejtim të zonës së parkimit, ajo mundi t’i shpëtonte agresorit duke ikur.

Agresori pas veprës penale të kryer në 22 dhjetor 2016 është arratisur në drejtim të Francës.

Policia e kapi atë në Francë. Ai është dërguar në paraburgim, por nuk është vendosur se kur do të mbahet procesi i Gjykatës në Thal-Gäu.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com