Një sherr për turnet e punës ka përfunduar në sherr fizik në Itali.
Mediat italiane shkruajnë se ngjarja ka ndodhur në një ndërmarrje ne Cotignola dhe ka për protagoniste dy shqiptare, njëri prej të cilëve i është sulur me një shufër hekuri shefit të tij duke e bërë për spital.
Sherri nisi pas një debati për turnet mes shefit të ndërmarrjes, një marokeni 36-vjecar dhe një shqiptari, punëtor në ndërmarrje, 42 vjeç.
Në debat ka ndërhyrë një tjetër punëtor shqiptar, i cili i ka shkruar në ndihmë bashkatdhetarit të vet.
Mësohet se ai ka rrëmbyer një tub hekuri dhe e ka goditur duke e lënë të shtrirë përtokë.