Ambasadori amerikan është vënë në qendër të goditjes nga ana e Sali Berishës, Ilir Metës dhe gjithë kupolës së inkriminuar të PD dhe LSI.
Madje kanë riaktivizuar dhe njëherë ish Kryeprokurorin Adriatik Llalla për të debatuar me ambasadorin amerikan.
Duke ribotuar një letër që Llalla ia dërgonte DASH dhe ku e akuzonte se i kishte kërkuar arrestimin e Ilir Metës, asokohe kryetar Kuvendit dhe aktualisht President. Dhe një kërkesë të tillë sipas Llallës, Donald Lu ia kishte bërë vetëm katër muaj pas ardhjes si ambasador në Shqipëri.
Një përpjekje e opozitës për të paraqitur reformën në drejtësi si një kërkesë jo e partnerëve tanë ndërkombëtarë, jo e qytetarëve shqiptarë por vetëm e ambasadorit Donald Lu.
Aq shumë i mëshojnë këtij fakti opozita dhe mediat afër saj se gjithë kjo përplasje e njerëzve të korruptuar me ambasadorin amerikan, sa gjithë këto sulme ndaj Donald Lu argumentohen me gabimin e këtij të fundit që merr përsipër gjëra që duhen marrë nga shqiptarët.
Po të shikosh me vëmendje sulmet e PD dhe LSI ndaj tij, janë tërësisht personale dhe nën frikën e reformës në drejtësi, e cila tashmë po përgatit dosjet e “peshqve të mëdhenj” që do të arrestohen dënohen dhe do të futen në burg.
Ish Prokurori i përgjithshëm Adriatik Llalla është punë ditësh i lirë, pasi ai do të arrestohet dhe do të japë llogari për akuzat që janë ngritur ndaj tij. Akuza që fillojnë që nga pastrimi i parave, mungesa e justifikimit të pasurive, kalimi i paligjshëm i parave nga kufiri e deri tek dosjet e mbyllura të njerëzve të krimit.
Hetimin dhe dënimin me burg të Adriatik Llallës do ta bëjë drejtësia shqiptare, mbështetur dhe në prova dhe fakte të patjetërsueshme të mbledhura për të. Por dhe të ardhura nga FBI amerikane dhe organet e tjera ligjzbatuese partnere.
Kështu dhe Sali Berisha, Ilir Meta, ish ministrat e PD, PS dhe LSI apo dhe ministra aktualë do të shkojnë në burg për abuzime, me zbatimin e reformës në drejtësi.
E cila për hir të së vërtetës është bërë falë këmbënguljes së fortë të ambasadorit të SHBA Donald Lu dhe asaj të BE Romana Vlahutin.
Kërkesa e Lu e Vlahutin për organet ligjzbatuese shqiptare që të arrestojnë “peshqit e mëdhenj” për t’i hapur rrugën prosperitetit të Shqipërisë dhe integrimit të saj në BE ka tërbuar kupolën politike të krimit në Shqipëri.
Por shtimi i shanseve që politikanët, zyrtarët, prokurorët e gjykatësit e korruptuar do të shkojnë në burg ka gëzuar shqiptarët e ndershëm.
Nëse do të organizohej një sondazh sot që flasim 90 përqind e shqiptarëve mbështesin ambasadorin amerikan në Tiranë Donald Lu. Madje e cilësojnë atë njeriun më të përkushtuar për përparimin e Shqipërisë dhe integrimin e saj në BE.
Dhe në jo pak raste deklarojnë se ndihma më e madhe e SHBA për Shqipërinë do të ishte që në këtë situatë ku gjendemi, ti zgjatej mandati i ambasadorit në Tiranë.
Qofte dhe thjeshtë duke mos emëruar njeri. Sa të përfundojnë në burg të korruptuarit.
Eshtë njeriu më i vlerësuar sot për sot, dhe çdo sulm ndaj tij, përceptohet tashmë si një sulm ndaj popullit shqiptar.
“Sulmet kundër ambasadës amerikane dhe ambasadorit Lu janë sulme kundër popullit të ndershëm shqiptar.. Era e re filloi!”, deklaroi në llogarinë e tij në Facebook editori i “Pamfleti” Gjergj Zefi.
Duke perifrazuar me një fjali të vetme atë që shqiptarët e ndershëm e mendojnë dhe thonë përditë për Donald Lu dhe mbështetjen amerikane për Shqipërinë.Pamfleti.com