Shqipëria do të luajë me Jordaninë me 10 tetor. Miqësorja nuk është konfirmuar ende nga FSHF por po punohet për zyrtarizimin e saj, aq më tepër që kjo sfidë do të luhet 4 ditë përpara përballjes me Izraelin në “Ligën e Kombeve” dhe mund t’i shërbejë si një test, trajnerit Panuçi duke qenë se dy ekipet kanë ngjashmëri me njëra-tjetrën.
Lajmi bëhet i ditur nga “Skysport” që e ka vendosur madje dhe në kalendarin e saj këtë përballje duke përcaktuar dhe orën kur ajo do të luhet, 20:45, por nuk është vendosur ende se në cilin vend do të luhet kjo ndeshje.
Para pak ditësh u konfirmua dhe një tjetër miqësore ajo kundër Uellsit të Gareth Bale, që do të zhvillohet në “Elbasan Arena” më 20 nëntor.