Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur tek ish Stacioni i Trenit në Tiranë. Një magazinë elektrike në fund të rrugës “Siri Kodra” është përfshirë në flakë. Flakët gjigante kanë përfshirë një magazinë ku tregtoheshin pajisje elektrik.
Zjarri rrezikon një karburant dhe disa banesa që gjenden pranë.
Paraprakisht nuk raportohet për persona të lënduar, por dëmet materiale përllogariten të konsiderueshme. Mbeten të paqarta shkaqet e rënies së zjarrit.
Zjarrëfikëset dhe forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për evakuimin e banorëve dhe shuarjen e flakëve.