Edhe pse u përpoq të ruante qetësinë kundrejt shpartallimit të forcës politike që drejton Monika Kryemadhi nuk e ka fshehur dot revoltën në emisionin “Debati në Chanel One”
“Secili ka gojën e vet, mendjen e vet të flasë dhe të shpjegojë qendrimin e tij. Asnjërin nuk e mban me zor në LSI as zotin Bitri, as Monikën e as njeri tjetër. Kush do të rrijë kush do, të iki. Ky grup parlamentar nuk është zgjedhja ime. Është zgjedhja e Ilir Metës. Çdo deputet që kërkon ta shikojë veten e tij në LSI si shoku i Ilir Metës le ta shikojë si shok i Ilir Metës.
Kryetar i LSI është Monika Kryemadhi dhe nuk është Ilir Meta. Kjo është e qartë për çdo gjë dhe e kam bërë të qartë edhe për grupin parlamentar. Kush do të shkarravitet me Edi Ramën le të shkarravitet. Kush do që të shkarravitet me Taulant Ballën le të shkarravitet. Kush do të shkarravitet me Gramoz Ruçin le të shkarravitet.
Lëvizja Socialiste për Integrim është një realitet politik. I pëlqen apo si pëlqen Ilir Metës, i pëlqen apo si pëlqen Edi Ramës, i pëlqen si pëlqen Lul Bashës, ajo është një forcë politike që do vazhdojë programin e saj të qartë për qytetarët dhe në funksion të interesave kombëtare e panegociueshme kjo. Nuk është kërcënim, por mendoj se LSI ka nevojë për një vendosje rregulli.
Treçereku i këshilltarëve duan të vinë prapë në LSI po ç’i dua unë ata? Unë kam qenë kundër dikur për këto kalimet nga njëra parti në tjetrën. Mos prisni që nga Edmond Haxhinasto të marrë shishen e ujit dhe të qëllojnë dikë apo Panariti të hedhë qesen me miell. Mos prit që Haxhinasto të qëllojë me grusht ndonjë njeri”, pohon Monika.