Loading...

Shpella e Karaburunit e piratit Ulqinak Haxhi Aliu

Gadishulli i Karaburunit është gadishulli më i madh i jugut të Adriatikut lindor dhe një nga pikat më strategjike në rrafshin ushtarak, që ndan Kanalin e Otrantos midis Shqipërisë dhe Italisë. Karaburuni është gadishulli më i pasur me shpella të lashta në të gjithë Shqipërinë. Rreth 20 shpella të shoqërojnë në të gjithë gjatësinë e Karaburunit në të dyja anët e deteve Adriatik dhe Jon.

Shpella më e madhe që i ngjan një katedraleje gjigante është ajo e Haxhi Aliut, e cila përbënë një dukuri të pazakontë të këtij gadishulli. E lartë sa një pallat 20 katësh, ku thellësia e shpellës shkon në rreth 40 m, kjo shpellë të ofron një magji të vërtetë pasi brenda saj ujërat e errëta nga thellësia dhe të qeta nga magjia të krijojnë përshtypjen e zhytjes në pjesën tjetër të botës, apo në botë paralele. Shenjat dhe dëshmitë që gjenden brenda Shpellës së Haxhi Aliut, tregojnë për një aktivitet të dendur njerëzor. Faqet e shpellës janë të nxira nga tymi i zjarreve. Quhet shpella e Haxhi Aliut për shkak se ka qenë bazë e këtij pirati të tmerrshëm të deteve, aktiviteti i tij piratesk u zhvillua në shekullin e XVIII-të. Kjo bazë piratësh që Haxhi Aliu dhe njerëzit e tij shfrytëzuan, u përdorë për tu strehuar së bashku me anijet e tija, pasi sulmonin dhe plaçkitnin karvanët e tregtarëve venecian, apo të kombësive të tjera që përdornin ngushticën e Otrantos për të kaluar. Në zonën e Dukatit gjen sot copëza nga këngët që vendasit i kishin ngritur piratit të deteve Haxhi Aliut dhe të birit të tij, të cilët ishin bërë tmerr i karvanëve të tregtarëve që kalonin ngushticën e Otrantos. Aq tmerr u kishin krijuar tregtarëve të huaj Haxhi Aliu me të birin, sa në këngë nuk mungojnë krahasimet me mbretër dhe vezir, pasi vërtetë Haxhi Aliu ishte si mbret në Shpellën më të madhe të Karaburunit dhe së bashku me të birin dhe piratë të tjerë bënin ligjin në Kanalin e Otrantos dhe Gjirin e Vlorës. “Haxhi Aliu me të birin/porsi mbreti me vezirin”, thotë kënga e vjetër për atë pirat madhështor.

Njëri nga aksionet më të njohura të Haxhi Alisë daton nga viti 1730 kur me djalin e vet dhe me dy tartanat e tyre gjashtë muaj e mbajti të mbyllur hyrjen në Adriatik! Për shkak të interesave të veta tregtare Anglia dërgoi një ekspeditë të cilës i shkoi për dore që t’i vrasë këta kusarë. Thuhet se pas kësaj çdo anije ulqinake e cili kalonte pranë Sazanit, në kujtim të Haxhi Alisë lëshonte në det një bukë dhe një shishe me vaj.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com