Flet Donjet Beqiraj, vëllai i 36-vjeçarit Kreshink Beqiraj, i cili u vra në mënyrë makabre nga shoku i tij Albert Zekaj.
Donjeti rrëfen detaje se si e mësoi zhdukjen e të vëllait. I ftuar në emisionin “Me zemër të hapur” ai foli edhe për takimin me vrasësin e të vëllait.
“Ky takim që kam bërë unë me atë ishte shumë i shkurtër. U takuam në policinë e Fierit. Nuk më shikonte në sy. E pyeta ku është vëllai im, më tha,- ‘nuk e di”, tha Donjeti.
Zekaj e vrau në mënyrë makabre Kreshnik Beqirajn fillimisht duke e goditur me çekiç në kokë më pas i coptoi trupin për ta hedhur në një kanal në fshatin Daullas të Fierit.
Zekaj dhe Beqiraj ishin njohur 3 vjet më parë në burg në Belgjikë.
Ndërsa kur u kthyen në Shqipëri ata vendosën të jetojnë së bashku duke ndarë qiranë në një shtëpi në Fier, që dyshohet se qiraja mund të jetë bërë shkak i vrasjes. Policia gjeti muajin e kaluar trupin e dekompozuar të Kreshnik Beqiraj. 36-vjeçari ishte denoncuar si i humbur nga familjarët në qershor të vitit 2017.