Loading...

Shokohet bota, zbulohet lidhja e Donald Trump me një fshatare që mbjell patate

Një fermere patatesh nga Spanja është bërë një personazh viral, pasi një imazh që zbulon ngjashmërinë e saj të çuditshme me Donald Trump u shpërnda në internet.

Dolores Leis Antelo, nga Nanton, La Coruna, u fotografua në arë dhe duke vështruar në distance. Një imazh që përdoruesit e internetit e kanë krahasuar si të ngjashëm me Trump-in në një klub golfi, shkruan ShkodraNews.

Antelo tani është quajtur “Donald Trump i Costa da Morte”, sipas një raporti në “La Voz de Galicia”.

ShkodraNews shkruan: Fermerja tha për median spanjolle: “Fotoja ime duket se ka udhëtuar shumë larg, por them se është për shkak të ngjyrës së flokëve të mi”.

Vajza e saj Ana tha: “Paramendoni nëse do të ishim në familjen e Donald Trump!”.

Por ndryshe nga presidenti, ajo nuk posedon një celular dhe as nuk poston ndonjë gjë në internet.

“Thonë se kjo foto do të më bëjë të famshme, por nuk e kuptoj pse”, thotë gruaja. Përshtati: ShkodraNews

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com