Një banesë është përfshirë nga zjarri mëngjesin e sotëm në lagjen numër 4, tek tregu i fruta perimeve në qytetin e Durrësit.
Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për “BalkanWeb” se si pasojë e rrjedhjes së gazit në katin e katërt të një pallat, banesa është përfshirë nga flakët.
Në momentin e zjarrit nuk kishte njeri në banesë, por zjarri ka shkaktuar dëme të mëdha materiale.
Zjarrfikëset në vendngjarje bënë të mundur neutralizimin e flakëve. Vijojnë hetimet për zbardhjen shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.