Loading...

Sherr me thika mes të rinjve, humb jetën një 17-vjeçar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Suharekë, ku një 17-vjeçar ka humbur jetën ndërkohë që kushëriri i tij ka mbetur i plagosur. Krimi ndodhi në orën 14:15. Siç raportojnë mediat kosovare, ngjarja ndodhi pas një sherri mes një grupi të rinjsh, ku u përdorën edhe thikat.
sherr-me-thika-mes-nje-grupi-te-rinjsh-vdes-17-vjecari-plagoset-kusheriri

Për pasojë 17-vjeçari nuk mundi t’i mbijetonte plagëve, pasi goditja në këmbë rezultoi fatale.
“Në orën 14:15 është sjellë personi i gjinisë mashkullore, i lindur më 2001, pa shenja jete.

Me lëndim prerës, shpues, në regjionin inguinal, në rrënjën e këmbës (gilca)”, ka bërë të ditur për Express, Spitali Rajonal i Prizrenit.

Ndërkohë, kushëriri i tij, një 18-vjeçar, ka marrë plagë në zonën e barkut.

Sakaq, në spital ndodhet edhe një nga të dyshuarit për vrasjen, shtetasi B. Muharremaj, pasi gjatë përleshjes mbeti i plagosur lehtë. Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plot të ngjarjes.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com