Loading...

Shendeti Dr.Gabriel Cousens: Proteina kryesore në prodhimet e qumështit aktivizon kancerin dhe Vezët janë mbartëse të baktereve dhe viruseve

“Kur gatuhen ushqimet, humbasim 50% proteinë, 70-80% vitamina dhe minerale dhe 95% të disa ushqyesve”
Mjekët deklarohen pro dhe kundër vegjetarianëve.

Gjatë viteve të fundit, historitë mbi mizorinë e kafshëve dhe anët negative të të ngrënit produkte shtazore kanë bërë, që tema e të qenit vegjetarian të trajtohet më shumë se asnjëherë tjetër.

Nëse e keni lënë tashmë kosumimin e mishit, kjo është ndoshta koha e përshtatshme për të dëgjuar mjekun e njohur amerikan Gabriel Cousens (madje edhe fizikant).

Një mjek psikiatër dhe terapist familjar, ai është bërë një emër i njohur në temën e ushqimeve vegjetarine të gjalla dhe mbajtja e kësaj diete mund të kurojë diabetin dhe depresionin.

Dr.Cousens ishte trajnuar tradicionalisht, por shumë shpejt ai kuptoi diçka të thjeshtë dhe thelbësore: shërimi i sëmundjeve nuk është vetëm rreth ilaçeve, por gjithashtu duhen ndryshuar zakone dhe duhet parë jashtë kornizave.

“Kur isha student në vitin e tretë të shkollës mjekësore në Columbia Medical School zgjodha pesë raste të pashërueshme të njerëzve, të cilët kishin vështirësi emocionale që ju shfaqnin probleme psiko-fizike.

Kjo më bëri të kuptoj, që mendja ndikon në trup” shpjegon ai.

“Pastaj, vazhdova studimet në psikiatri dhe terapi familjare dhe aty kuptova, që një trup jo i shëndetshëm ndikon në mendje gjithashtu”, shton doktori gjatë një interviste, e cila është përkthyer me shkurtime nga gazeta “Super Shëndeti”.

Lexoni se çfarë thotë ky mjek i famshëm lidhur me shërimin e diabetit dhe depresionit, i cili ka disa libra rreth mënyrës së të ushqyerit për diabetin dhe shumë sëmundje të tjera…

Dr.Gabriel Cousens, ju keni lëvizur nga mjekësia tradiconale në një qasje holistike. Por, si ka ndodhur, që çështja e ushqimeve të gjalla është bërë specifika juaj?

Në një nivel mjekësor, hulumtimet nga mjeku Stephen Spindler tregojnë se, një kufizim kalorie me 40% në dietë rrit genet anti-plakje dhe anti kancer.

Kur gatuhen ushqimet, humbasim 50% proteinë, 70-80% vitamina dhe minerale dhe 95% të disa ushqyesve, është më e thjeshtë të hamë ushqime të gjalla, mund të hani gjysmë më pak dhe kthehet e tëra në gjene anti-plakje.

Në një nivel shpirtëror, kur hani ushqime të gjalla ju jeni duke ngrënë energjinë drejtpërdrejt nga toka.

Kur ju i gatuani ushqimet nuk merrni energji dhe kur hani mish, viçi i ka marr energjitë, jo ju.

Ngrënia e ushqimeve të gjalla ju lidh juve me planetin.

Cilat janë disavantazhet e të ushqyerit me produkte shtazore?
Në terma të shëndetit, ngrënësit e mishit kanë 4 herë më shumë kancer gjiri, 3,6 herë më shumë kancer të prostatës, 4 herë më shumë diabet dhe shumë më tepër sëmundje të përgjithshme kronike.

Nëse do të pinit vetëm qumësht, kjo është 3 herë më shumë leuçemi.

Sa më shumë mish të konsumosh, aq më shumë sëmundje do të keni.

Nga ana tjetër, nëse hani më shumë ushqime me bazë bimore ka më pak sëmundje.

Fakt shkencor është, që proteinat e mishit janë prodhuese kanceri te njerëzit.

Te diabeti, sigurisht që shkaktari kryesor është sheqeri, por ne e dimë që një dietë me mish të kuq, të bardhë dhe peshk krijon 4 herë më shumë diabet, sepse ajo krijon insulinë-rezistencë, apo siç quhet ndryshe gjendje para-diabetike.

Vetëm ushqimet e gjalla mund ta përqeshin diabetin.

Sa më shumë të hahen, e çojnë diabetin “në djall”.

Bëjeni provë për të paktën 1 muaj, pavarësisht se në çfarë faze ndodhet diabeti dhe shiheni.

Masni nivelet e insulinës para se të nisni një regjim ushqimor me produkte të pagatuara dhe rimasni më pas, do të kuptoni se s’keni më asnjë shenjë diabeti.

Është e pranuar kudo, që dieta me ushqimet e pagatuara është më e mira për diabetin dhe ju mban në formë perfekte.

Pasi siç dihet, obeziteti është factor kyç për diabetin.

Pse qumështi nuk është i mirë? Po veza?

Qumështi shkakton 3 herë më shumë leuçemi dhe ne nuk e dimë përse, por 10 herë më shumë kancer të mushkërive.

Duket se proteina kryesore në prodhimet e qumështit në të vërtetë aktivizon kancerin.

Një tjetër arsye për nënat që janë me fëmijë në gji është se kafshët e përqëndrojnë ndotjen në mish dhe në qumësht të tyre dhe që transmetohet tek fëmijët nëpërmjet qumështit të gjirit.

Vezët janë mbartëse të baktereve dhe viruseve, këto të fundit kalohen te njeriu.

Gratë që hanë një vezë në javë kanë sasi dyfish të kancerit të vezoreve.

Ju mund të jeni totalisht të shëndetshëm në një dietë bimore dhe në fakt jeni më të shëndetshëm dhe më të fortë.

Kur isha 20 vjeç dhe luaja futboll, bëja 70 ulje-ngritje, në moshën 60 vjeç, pasi kam qenë për 25 vjet në një dietë bimore, mund të bëj 600 ulje-ngritje.

Ju keni më shumë fuqi dhe 1/10 e sëmundjeve të zemrës dhe 1/4 e diabetit.

Me ushqime të gjalla ju keni edhe më shumë energji për seks, nuk do të keni nevojë për viagra, sepse nuk ka sëmundje të zemrës, që ngushtojnë arteriet.

Me ushqime të gjalla, qarkullimi është i mirë, kështu që dhe energjia seksuale është e mirë. (Sqarim: ushqimet e gjalla quhen ato ushqime që nuk gatuhen fare psh sallatrat, lëngjet e shtrydhura etj, ose gatuhen pak në avull, ose thjesht lihen në ujë për një kohë. Por jo të skuqen dhe valohen në temperatura të larta).

Disa produkte kanë më shumë vlera ushqimore të konsumohen të pagatuara, ndërsa të tjera kanë nevojë që të piqen që të lëshojnë lëndët ushqyese.

Ja një shembull i shkurtër, se cila perime duhet gatuar dhe cila jo…

Asparagu – i gatuar;

Rrepa – e gjallë;

Brokoli – e gjallë;

Kërpudhat – të gatuara;

Qepa – e gjallë;

Specat e kuq – të gjallë;

Spinaqi – i gatuar;

Domatet – të gatuara.

ROLI I ENZIMAVE/ Si vepron ushqimi i pagatuar në trup

ENZIMAT janë molekula të mëdha proteinike që gjenden në të gjithë qeniet e gjalla: bimë dhe kafshë.

Trypi ynë është i aftë të prodhojë dy tipe enzimash: metabolike dhe tretëse.

Enzimat tretëse përfshijnë proteaset, lipaset dhe amylaset, respektivisht për tretjen e proteinave, yndyrave dhe karbohidrateve.

Ushqimi në formën e tij origjinale, i freskët, i gjallë dhe i papërpunuar përmban në mënyrë natyrale enzima që ndihmojnë në tretjen e tij.

Psh, kur një pjeshkë bie në tokë qelizat e jashtme të saj shpërbëhen, enzimat çlirohen dhe pjeshka fillon të tresë vetveten.

I njëjti proces ndodh kur ne përtypim një pjeshkë.

Kjo gjë redukton ndjeshëm ngarkesën e tretjes meqë trupit nuk i duhet të kalojë nëpër procesin taksativ të prodhimit të enzimave për tretjen e pjeshkës.

Ky është një moment kyç meqë trupi harxhon shumë energji për tretjen e ushqimit. Kur ju hani ushqim të gatuar 80% e energjisë totale të trupit shpenzohet në procesin e tretjes së ushqimit.

Kur ju hani ushqim të freskët, të pagatuar energjia e harxhuar për tretjen e ushqimit reduktohet në 20%.

Sa më pak energji të shpenzoni për tretjen, aq më shumë energji keni për të jetuar një jetë sa më aktive.

Shumica e njerëzve e kalojnë jetën totalisht të pandërgjegjshëm për potencialin e tyre të vërtetë sepse trupat e tyre janë gjithnjë nën peshën e rëndë të tretjes së ushqimeve jonatyrale që hanë përditë.

Sa më shumë përpunohet (gatuhet) ushqimi, aq më shumë shkatërrohen enzimat dhe ai ushqim është pothuaj “i vdekur”.

Përpunimi i nxehtë (gatimi) shkatërron 100% të enzimave në ushqim duke e kthyer atë tërësisht inert (pa vlerë).

Përpunimi rrit jetëgjatësinë e ushqimit, fakt ky shumë i dëshiruar nga industria ushqimore, por tërësisht i padëshiruar nga shëndeti dhe mirëqenia e trupit tonë.

Si rezultat i gatimit dhe formave të tjera të përpunimit enzimat pothuajse mungojnë tërësisht në dietën tonë ushqimore.

Nutrientë të tjerë themelorë si vitaminat, mineralet dhe proteinat githashtu shkatërrohen gjatë procesit të përpunimit, gjë e cila krijon probleme të tjera me shëndetin tuaj.

Megjithatë, jo gjithçka humbet meqë trupi ka aftësinë të prodhojë enzima tretëse vetvetiu për të kompensuar mungesën e enzimave në ushqimet e gatuara dhe të përpunuara.

Problemi është që ne kemi lindur me një aftësi të kufizuar për të prodhuar enzima. Kur ju shteroni aftësinë e prodhimit të enzimave, ju vdisni.

Enzimat janë pjesë e magjisë dhe forcës jetësore që gjendet te ushqimet e gjalla. Ushqimet e gjalla jetojnë, kështu që dhe ju jetoni.

Meqë jeta sjell jetën, sa më shumë ushqime të gjalla të konsumoni në raport me ushqimet e vdekura, aq më të gjallë jeni.

Nuk është e pazakontë të shohësh njerëz që konsumojnë ushqime të gjalla (të pagatuara) të duken 15 vjet më të rinj në krahasim me moshën e tyre dhe që të kenë nivele shumë të larta energjie.

Ushqimet e gjalla dhe të pagatuara janë vërtet anti-plakje. Ushqimet e gjalla krijojnë trupa plot jetë brenda.

Ushqimet e vdekura krijojnë sëmundje, kalbje dhe vdekje.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com