Presidenti i Republikës, Ilir Meta dhe kreu i PD-së, Lulzim Basha thuhet se janë në hetim nga SHBA dhe BE dhe shumë shpejt dosjet e tyre do të shkojnë në gjykatë. Kjo shihet si hapi kryesor per i dhënë fund njëherë e mirë pandëshkueshmërisë së zyrtarëve të lartë në këtë vend.
Tashmë rëndom, për të pastruar politikën shqiptare, drejtësinë shqiptare dhe policinë shqiptare përmes një vettingu të monitoruar rreptë nga partnerët tanë SHBA dhe BE, nevojitet dhe dhënia e rezultateve konkrete. Rezultate që konkludojnë në faktin se prapa hekurave duhet të jenë ata që quhen “peshqit e mëdhenj” të korrupsionit dhe të krimit në Shqipëri. Pikërisht ky do të ishte dhe rezultati më efikas i zbatimit të reformës në drejtësi.
Dhe partnerët tanë ndërkombëtarë gjithnjë e kanë thënë fjalën e tyre, jo se do të vendosin ata për të burgosur politikanët dhe zyrtarët e korruptuar në Shqipëri, kriminelët dhe trafikantët në këtë vend. Pra të gjithë të paudhët që ia kanë nxirë jetën këtij populli. Ata do të hetohen dhe dënohen nga Prokuroria dhe gjyqësori shqiptar, i cili do të kalojë përmes Vettingut të monitoruar rreptë nga ana e partnerëve ndërkombëtarë.
Por partnerët tanë ndërkombëtarë, veçanërisht SHBA dhe BE kanë kontribuar me të gjitha format që dosja e këtyre abuzuesve me ligjin, paratë e shtetit shqiptare dhe besimin e dhënë nga qytetarët, jo vetëm përmes fakteve të sjella në tavolinën e Arta Markut. Por dhe përmes fakteve të bëra publike nga mediat e lira amerikane dhe vendeve të BE, që janë mbështetur nga qeveria amarikane dhe ato të vendeve të BE.
Rastet më konkrete janë botimet e njëpasnjëshme të revistës prestixhoze amerikane “Mother Jones” për lobimet e Lulzim Bashës dhe Ilir Metës në SHBA për një foto me Presidentin amerikan Donald Trump. Përmes fakteve dhe provave, të investiguara për muaj të tërë nga një grup gazetarësh për të dyja rastet, në të gjitha vendet rezulton se lobimi i Metës dhe Bashës në SHBA është bërë me para të dhëna nga oligarkët rusë. Madje dhe nga ish agjentë të shërbimit sekret rus, ish-KGB-së së famshme.
Këto investigime të “Mother Jones” tregojnë se përmes këtyre kanaleve të zeza ruse, tentohej që të vinin në pushtet forca politike pro ruse, duke përbërë një rrezik potencial jo vetëm për SHBA e Shqipërinë, por dhe për të gjitha vendet e tjera të Aleancës. Ndaj ky investigim i revistës amerikane u publikua në mënyrë të zgjeruar dhe tek Zëri i Amerikës, në të dyja rastet, si për lobimin e Bashës ashtu dhe të Metës. Gjithnjë me para ruse. Madje u morën në intervista të zgjeruara nga VOA dhe gazetarët investuigues që zbuluan këtë skandal të dy partive më të mëdha të opozitës në Shqipëri.
Vlen të theksohet se Zëri Amerikës cilësohet si zëri zyrtar i Departamentit Amerikan të Shtetit. Pra qeveria e SHBA ka qënë shumë e interesuar që këto prova të dala përmes investigimeve të merrnin dhe vulën e saj të mbështetjes për t’u hetuar dhe në Shqipëri, siç po heton FBI amerikane. Këto prova që janë sjellë me shumicë në tavolinën e Arta Markut, Prokurores së Përgjithshme të përkohshme shqiptare, janë dhe një nxitje nga ana e qeverisë amerikane që drejtësia shqiptare të dërgojë në qeli Ilir Metën dhe Lulzim Bashën.
Ata kanë dhe gjynahe të tjera, të cilat mund të hetohen të gjitha në sistem dhe të marrë secili dënimin e merituar për abuzimin, lidhjen me krimin dhe qarqet e zeza ruse. Jo pa qëllim dhe media gjermane afër qeverisë kërkoi të dinte nga Edi Rama kryeministri i vendit nëse do të arrestohej presidenti aktual Ilir Meta për akuzat në ngarkim të tij. Jo pa qëllim në të njëjtën intervistë Rama pyetej dhe për Klemend Balilin, “Eskobarin e Ballkanit” për trafikun e drogës dhe që është në kërkim ndërkombëtar. Pyetja në të njejtën kohë për burgosjen e Metës dhe për Klemend Balilit ish zyrtarin në kërkim të LSI-së për trafik droge të rëndë, është një këmbanë alarmi se dhe BE si SHBA kërkojnë “kokën” e Metës. Jo se Edi Rama është i pastër në këto punë, por me sa duket po ndiqet radha dhe nuk ka ngutje për këtë qëllim. Ramën aty e kanë, thjeshtë duhet të nisë arrestimi i “peshqve të mëdhenj”.Pamfleti.com