Kevin dhe Mandy u bashkuan në martesë në dhomën e spitalit ku ajo ishte shtruar si pasojë e një sëmundjeje të rëndë, shkruan tgcom.
Kevin McCarthy dhe Mandy Lucitt ishin respektivisht 20 dhe 15 vjeç kur u njohën. Ishte dashuri me shikim të parë dhe një nga ato dashur që zgjasin përgjithnjë edhe brenda vështirësive të jetës, deri në frymën e fundit.
Pas tre fëmijësh dhe 42 viteve bashkë, jeta nuk i toleroi: Mandy u sëmur rëndë me kancer. Atëherë, Kevin vendosi të bëjë të vetmen gjë që nuk kishte bërë në gjithë këta vite: i kërkoi të martohej.
Kështu, fëmijët dhe të afërmit u “vunë në lëvizje” për të organizuar dasmën në kohë rekord.
Lule, unazë, fustan dhe cerermonia: në 24 orëu organizua gjithçka.
Më 4 prill Kevin dhe Mandy u martuan në dhomën e spitalit në të cilën ishte shtruar gruaja, në Kent të Anglisë.
“Realizova ëndrrën time për t’u martuar”- ka rrëfyer Mandy – “dhe munda të shoh rreth vetes të gjithë familjen time dhe njerëzit që dua. Kishte aq shumë dashuri në dhomë gjatë martesës sime”
Të sapo martuarit mundën të riktheheshin në shtëpinë e tyre, pasi Mandy dëshiron të kalojë ditët e fundit të jetës së saj pikërisht aty.
Një grua e fortë dhe gjithnjë e impenjuar për të luftuar kancerin, prej vitesh është në linjën e parë të organizimit të eventeve bamirëse me qëllimin për të mbledhur para për kërkimet shkencore dhe për të ndihmuar familjet e të sëmurëve në momentet më të errëta të tyre.