Loading...

Sapo doli njoftimi “bombë” nga tregu i valutës. Kush ka dollarë dhe euro për të “thyer”?

Monedha lek ka forcuar pozitat sot ndaj të gjitha valutave të huaja në tregun e brendshëm valutor.

E bazuar në kursin e Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye këtë fillim jave me 129.07 lekë, ose 0.08 pikë më pak se një ditë më parë, por pa prekur nivelin më të ulët që shënoi javën që lamë pas.

Sakaq dollari amerikan është nënçmuar me 0, 17 lekë duke u këmbye me 104.31 lekë. Paundi Britanik u këmbye me 149.31 lekë, ose 0.16 lekë më pak se një ditë më parë dhe Franga Zvicerane u nënçmua me 0.42 lekë, në krahasim me dje, duke u kuotuar në nivelin 108.42 lekë.

Aktorët e këmbimit valutor shprehen se, luhatjet e dy valutave kryesore euro dhe dollar në tregun vendas, reflektojnë ecurinë në bursat ndërkombëtare.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com